Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës qëndroi për vizitë Presidenti Stevo Pendarovski

14/02/2024
Në Universitetin e Tetovës qëndroi për vizitë Presidenti Stevo Pendarovski
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë në Universitetin e Tetovës. Ai fillimisht realizoi një takim me drejtuesit e Universitetit të Tetovës, Rektorin Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorët, Sekretarin e përgjithshëm si dhe kryetarin e Parlamentit Studentor. Në kuadër të vizitës në UT, Presidenti Stevo Pendarovski mbajti një ligjëratë me temë: “Të rinjtë dhe shoqëria”.
Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli në fjalën e tij drejtuar auditorit tha se kjo vizitë është një ngjarje që përkon me vizita të personaliteteve të shquara nga jeta shoqërore në Universitetin e Tetovës. “Vizitat e Presidentit në institucionet e arsimit të lartë, jo vetëm që shprehin mbështetjen për universitetet, por ai çmon rolin e veçantë dhe të pazëvendësueshëm që japin këto institucione në funksion të zhvillimit dhe të përparimit shoqëror në njërën anë dhe, në favor të transformimeve, kualitative shoqërore, politike, kulturore, arsimore e shkencore, në anën tjetër”. Ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski gjatë ligjëratës së tij u shpreh se nuk ekziston asnjë shembull në historinë e njerëzimit, veçanërisht në shekullin XX dhe XXI që një shtet të ketë prosperitet ekonomik dhe të mos ketë demokraci. “Pse është tepër e rëndësishme që të bëhemi pjesë e BE-së? Doemos duhet të jemi në Bashkimin Evropian, para së gjithash që të mësojmë se si ta organizojmë shtetin dhe shoqërinë dhe për disa vite të jemi në nivel të njëjtë me demokracitë më të zhvilluara. Për të arritur atje, duhet ta bëjmë edhe këtë kompromis. Me nacionalizëm, nuk kemi demokraci të mirë, me nacionalizëm, sigurisht nuk ke as marrëdhënie të mira ndërkombëtare, me nacionalizëm sigurisht nuk do të bësh asnjë kompromis, ndërkaq, e kemi të patjetërsueshme që të bëjmë kompromise, për të qenë pjesë e botës së zhvilluar demokratike. Në Maqedoni kemi ngelur pak njerëz dhe nëse nuk respektohemi në mes vete me të gjitha veçoritë tona etnike, gjuhësore dhe të tjera, nuk do të ketë lumturi për asnjërin nga ne” – konkludoi ai.
Presidenti Pendarovski e përfundoi qëndrimin e tij në Universitetin e Tetovës me vizitë në Laboratorin për shqyrtim dhe testim të materialeve ndërtimore të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.

Previous Post

Ish Zv/drejtori i DAP Selami, uron nëpunësit tatimorë për statusin e ri!

Next Post

Dy super ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post
Dy super ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Dy super ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

13/10/2025

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk