Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër vazhdimit të okupimit dhe gjenocidit në Gazë. Marsh, i organizuar nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” filloi para monumentit “Simfonia e Paqes” (përballë gjimnazit “Josip Broz Tito”) dhe vazhdoi deri te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Organizatorët e kësaj iniciative theksuan se kjo protestë është e përqendruar në nevojën për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, të bazuar në liri, drejtësi dhe përgjegjësi — dhe jo në një armëpushim sipërfaqësor që legjitimon okupatorin dhe i mohon të drejtat e popullit palestinez. Ata kujtuan se ndërprerja e zjarrit nuk e anulon përgjegjësinë për krimet e luftës të kryera dhe nuk e fshin gjenocidin që ka ndodhur në Gazë.

“Gjenocidi nuk përfundon me një nënshkrim në letër. Marrëveshjet e paqes nuk mund të jenë justifikim për mosndëshkim. Qeveritë, përfshirë edhe atë të Maqedonisë, kanë detyrimin ligjor dhe moral ta njohin gjenocidin dhe të veprojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Palestina është nën okupim tani më 77 vjet. Palestinezët janë viktima të dëbimit të detyruar dhe të pastrimit etnik për 77 vjet, ndërsa dy vitet e fundit janë viktima të gjenocidit më monstruoz në historinë e re të njerëzimit,” deklaruan nga iniciativa.

Organizatorët theksuan se një armëpushim i përkohshëm nuk do të thotë fund i vuajtjeve, por shpesh krijon kushte për vazhdimin e dhunës sistematike, të okupimit dhe të shfrytëzimit të tokës dhe burimeve palestineze.

Ata po ashtu kërkuan që:

Qeveria të dënojë gjenocidin në Gaza dhe të veprojë në përputhje me Konventën për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit;
Të votojë për solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në Kombet e Bashkuara;
Ta njohë përsëri shtetin e Palestinës;
Të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, kulturore dhe sportive me Izraelin;
Të përfshihet në dërgimin e ndihmës humanitare për Gazën;
Të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për ndërprerjen e gjenocidit dhe hyrjen e ndihmës në Palestinë;
Të arrestojë çdo person të ndjekur për krime lufte që do të paraqitet në territorin e Maqedonisë, në përputhje me detyrimet si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Marshi përfundoi para ndërtesës së Qeverisë me thirrje për njohjen e Palestinës dhe për veprime konkrete politike në drejtim të drejtësisë dhe përgjegjësisë.

Previous Post

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Next Post

Vdes analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Related Posts

Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Aktuale

Heshtje zgjedhore në RMV: Sot votojnë të sëmurët, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim

18/10/2025
Maqedoni

Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

18/10/2025
Maqedoni

Për zgjedhjet lokale janë akredituar 1.451 vëzhgues

18/10/2025
Next Post

Vdes analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025

“No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York

18/10/2025

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk