Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në qelinë e Vasevit janë gjetur tre celularë, ai pretendon se nuk janë të tij

12/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në qelinë e ish drejtorit të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji Nino Vasev janë gjetur tre celularë, për të cilat ai para gjykatës tha se nuk janë të tij.

Gjyqtarja Sllavica Naumovska Josifovska, para fillimit të gjykimit të sotëm për rastin Onkologjia 2, kundër Vasevit dhe Nehat Nuhiut për tenderë fiktiv dhe punë ekonomike joadekuate, ka informuar se Gjykata ka marrë njoftim nga INP Burgu Shkup se në qelinë e Nino Vasev janë gjetur dhe marrë tre celularë.

Vasev, në lidhje me celularët para Gjykatës tha se nuk është marrë celulari i tij.

“Dua t’ju njoftoj se pati disa kontrolle. Tek unë nuk është gjetur dhe nuk është marrë celulari im”, tha Vasev.

Gjykata Penake në qershor të këtij viti miratoi akuzën kundër ish drejtorëve të Klinikës për Radiologji dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, për keqpërdorim, mashtrim dhe përvetësim në shërbim nga viti 2018 deri më 2022. Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë furnizuar barna, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin për gati 36 milionë euro. Vasev është akuzuar edhe në një rast tjetër për trajtim joadekuat të pacientëve të klinikës.

Në aktakuzë thuhet se veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, të akuzuarit, drejtorët mjekësor dhe organizativ, e kanë kryer me tejkalimin e kufijve të autorizimit të tyre zyrtar dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtare në procedurat për prokurime të barnave, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për sigurim shëndetësor, Statusin e Klinikës, Ligjin për buxhetet dhe Ligjin për prokurime publike. Me këto veprime ata kanë përfituar interes të madh pronësor për një tjetër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej mbi 2,2 miliardë denarë.

Gjithashtu, të dy akuzohen për mashtrim në shërbim sepse kanë kryer disa veprime ligjore të lidhura në kohë që paraqesin kryerje të shumëfishtë të të njejtit veprim, duke përfituar nga e njejta marrëdhënie e përhershme dhe rrethana të njejta, në mënyrë që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror për një tjetër, ata krijuan një detyrim të paligjshëm dhe e lanë në mashtrim Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të bërë një pagesë të paligjshme. Në këtë mënyrë, ata përfituan një përfitim të konsiderueshëm për furnizuesit e barnave në një shumë totale prej mbi 430 milionë denarësh.

Përveç kësaj, ndaj Vasevit dhe tre mjekëve onkologë po përgatitet edhe një padi për trajtim joadekuat të pacientëve.

Previous Post

Mexhiti prezantoi vizionin për arsimin parashkollor në Çair: Trefishojmë kapacitetet për fëmijët parashkollorë

Next Post

VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!

Related Posts

Maqedoni

Ministria e Mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”

07/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Ura në Llokë do ndërtohet, është arritur dakordësi me komunën e Gjorçes

07/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Rikonstruojmë rrugën “Banatska” në Tophanë për lëvizje më të lehtë dhe infrastrukturë më të qëndrueshme

07/10/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

07/10/2025
Maqedoni

Enis Bardhi bëhet baba

07/10/2025
Maqedoni

Ademi: Vetëm 500 metra nga qendra njerëzit jetojnë me jama septike! Limani: Ka sistem të ri të kanalizimit, në pranverë hyn në funksion

07/10/2025
Next Post

VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!

Majk: Shqetësuese rritja e eskortave në vendin tonë, cilësohen si modele e influencere dhe janë shumë të respektuara

07/10/2025

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

07/10/2025

Çfarë po paralajmëron Butrint Imeri?

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk