Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në prag të Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, u prezantuan qëndrimet shtetërore

30/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, në prag të Konferencës së 29-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP29) që do të mbahet në fillim të nëntorit në Baku të Azerbajxhanit, sot mori pjesë në një eventin e organizuar nga UNDP për prezantimin e qëndrimeve të vendit tonë që do të prezantohen në këtë samit të klimës.
Në takimin ku morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Energjetikës dhe Minierave Sanja Bozhinovska, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti prezantoi të arriturat e deritanishme në kornizën strategjike dhe legjislative në fushën e klimës, të propozuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, dhe të miratuar nga ana e Qeverisë: 4 komunikime nacionale, 3 raporte dyvjeçare për ndryshimet klimatike, 2 kontribute nacionale në Marrëveshjen e Parisit, si dhe një Strategji dhe plan veprimi afatgjatë për veprimin për klimën dhe planin e integruar të energjisë dhe klimës.
‘Me propozim të Ministrisë së Mjedisit është iniciuar një procedurë dhe janë miratuar 5 ligje për ratifikimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshjes së Kiotos, Amendamentit të Dohës, Amendamentit Kigali dhe Marrëveshjes së Parisit, tha Mexhiti në fjalën e tij, duke shtuar se në atë drejtim është përgatitur edhe propozimi për Ligjin për Veprimin Klimatik, i cili rregullon krijimin e kornizës për veprim klimatik.
‘Vizioni afatgjatë është që deri në vitin 2050 të jemi një ekonomi e begatë me përmbajtje të ulët të karbonit, e cila do të ndjekë rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj klimës, përmirëson konkurrencën dhe promovon kohezionin social përmes veprimeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tij’, tha Mexhiti.
Në lidhje me Konferencën e ardhshme të Palëve, Mexhiti informoi se COP29 do të jetë thelbësor në sigurimin e mjeteve të zbatimit dhe mbështetjes, si dhe në konfirmimin se të gjithë po synojnë ambicien më të lartë të mundshme që pasqyron drejtësinë dhe parimin e përbashkët, por përgjegjësi të diferencuara dhe aftësi të përshtatshme, në dritën e rrethanave të ndryshme të secilit shtet.
Mexhiti bëri të ditur se me mbështetjen e UNDP-së do të fillojë përgatitja e raportit të parë dyvjeçar të transparencës dhe Komunikatës së 5-të nacionale për Ndryshimet Klimatike.

Previous Post

Draft raporti për Maqedoninë, këto janë rekomandimet e KE-së

Next Post

Buxheti i vitit të ardhshëm,Mexhiti: Fokusi në decentralizimin e komunave

Related Posts

Maqedoni

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025
Maqedoni

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025
Maqedoni

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Maqedoni

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

14/05/2025
Maqedoni

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Maqedoni

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

14/05/2025
Next Post

Buxheti i vitit të ardhshëm,Mexhiti: Fokusi në decentralizimin e komunave

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk