Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në Londër takim Osmani Kleverli, në fokus përkrahja britanike dhe dosja evropiane e shtetit

19/06/2023
Në Londër takim Osmani Kleverli, në fokus përkrahja britanike dhe dosja evropiane e shtetit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, Xhejms Kleverli, ku mori pjesë edhe ministri për Evropë, Leo Dokerti.

Siç kumtoi MPJ, Osmani shprehu mirënjohje për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit në rajon dhe mbështetjen në fushat kyçe për progresin e Maqedonisë së Veriut, si: qeverisja e mirë, reformat në sektorin e sigurisë dhe në gjyqësor, si dhe zhvillimi socio-ekonomik.

“Mbretëria e Bashkuar, në tri dekadat e fundit, është partner i përkushtuar dhe i besueshëm i shtetit tonë dhe mbështetës i zëshëm i prioriteteve tona strategjike të politikës së jashtme, që është edhe një konfirmim i interesit britanik për prani afatgjate në rajon“, theksoi Osmani.

Osmani informoi për dosjen evropiane të shtetit dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian paralelisht me agjendën e reformave të nevojshme për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

“Jemi të kënaqur me mbështetjen e fuqishme të Britanisë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të vazhdimit të rrugës eurointegruese dhe sigurimit të së ardhmes evropiane të shtetit”, potencoi Osmani.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si pasojë e agresionit ushtarak ndaj Ukrainës nga pozicioni i aleatëve në kuadër të NATO-s.

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani informoi për sfidat me të cilat ballafaqohet Organizata dhe mbi mundësitë për tejkalimin e tyre.

Previous Post

Xhaka dhe Shaqiri startojnë ndaj Rumanisë, formacionet zyrtare

Next Post

Faza e tretë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në Shkup

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Maqedoni

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

09/05/2025
Next Post
Faza e tretë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në Shkup

Faza e tretë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në Shkup

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025

Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk