Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në ditën e Besëlidhjes, u promovua puna vjetore e ITShKSh-së

02/03/2023
Në ditën e Besëlidhjes, u promovua puna vjetore e ITShKSh-së
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me një performancë artistike nga grupi muzikor “Duo
Scupi”, nisi promovimi i veprimtarisë hulumtuese-shkencore dhe botuese
të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –
Shkup gjatë vitit 2022. Aktivitetet e këtij Instituti zakonisht kanë më
shumë se sa një motiv, dhe ky promovim u zhvillua në shenjë të
përkujtimit të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, si njërën nga
ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, me Skënderbeun
si kryeprijës arbëror.
Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, tha se figura e kryeheroit
Skënderbe prore mbetet udhërrëfyes i përpjekjeve tona shekullore për
mirëqenie, konsolidim dhe përbashkim të idealeve të kahershme, dhe
Besëlidhja e Lezhës mbetet akti më madhor në momentet kyçe të historisë
sonë kombëtare. Sipas tij, kjo Lidhje duhet të na shërbejë si shembull
edhe sot se si të bëhemi të gjithë bashkë në ide dhe veprime, në kohën
kur çështja e Kosovës është vënë para një sprove të madhe ndërkombëtare.
Asani më pas u përqendrua në punën e bujshme të Institutit gjatë vitit
paraprak, i cili u karakterizua me shumë projekte shkencore, komfenreca
e simpozume, botime dhe bashkëpunime me Prishtinën e Tiranën, duke u
shquar Shkupi si qendër e rëndësishme albanologjike.
Më pas sekretari shkencor i Institutit, Sefer Tahiri, dha një pasqyrë më
përmbledhëse për gjithë veprimtarinë e bujshme hulumtuese-shkencore të
Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –
Shkup gjatë vitit 2022.
Dhe në fund, lidhur me veprimtarinë botuese të Institutit, foli
përgjegjësi i botimeve dhe njëherit kryetar i Këshillit të Institutit,
Sevdail Demiri, i cili tha se falë angazhimit të punëtorëve shkencorë
dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të Institutit, është arritur që brenda
vitit 2022 të kemi 20 botime të rëndësishme shkendore kryesisht të
fushës albanologjike. Këto botime janë realizuar edhe falë mbështetjes
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministria e Kulturës e
Maqedonisë së Veriut.
Për vitin vijues kalendarik 2023, ITShKSh-Shkup po ashtu ka një
plan-program ambicioz të punës hulumtuese-shkencore dhe botuese.

Previous Post

Përplasja e trenave në Greqi, kush janë shqiptarët e humbur dhe të plagosur

Next Post

Kërcënimet për bomba në shkolla,MASh kërkon zgjidhje për vijimin e mësimit

Related Posts

Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Shpallen rezultatet përfundimtare për gjithsej 44 komuna,në tre vendvotime për këshilltarë në Shuto Orizarë do të përsëritet votimi

28/10/2025
Next Post
Kërcënimet për bomba në shkolla,MASh kërkon zgjidhje për vijimin e mësimit

Kërcënimet për bomba në shkolla,MASh kërkon zgjidhje për vijimin e mësimit

SHBA nuk ndal sulmet, goditen 14 anije të ngarkuara me lëndë narkotike

28/10/2025

Aksidenti në Como/ Martinez nën hetim, çfarë rrezikon portieri i Interit?

28/10/2025

Prodhuesi gjerman do të ndërtojë një fabrikë të municioneve në Bullgari

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk