Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Në Beograd nis tubimi i mbështetësve të Partisë Progresive Serbe

26/05/2023
Në Beograd nis tubimi i mbështetësve të Partisë Progresive Serbe
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të Beogradit, të premten mbahet tubimi i organizuar nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, në kohën kur, me ftesën e opozitës, dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë ditëve të fundit, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë (REL), më pak se një orë para fillimit të tubimit, platoja para Kuvendit Popullor ishte mbushur plotësisht me njerëz.

Gjatë ditës në Beograd kanë arritur qindra autobusë nga qytetet e Serbisë, por edhe nga vendet përreth, me të cilët kanë arritur mbështetësit e SNS-së.

SNS-ja e quajti tubimin “Serbia e shpresës”, ndërsa thirrjen për të marrë pjesë në të e bëri presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiç, përmes deklaratave të tij.

Organizatat e shoqërisë civile dhe opozita kritikuan mbajtjen e tubimit dhe kërkuan anulimin e tij.

Partitë opozitare në Serbi akuzuan partinë e Vuçiçit se po bwn presion dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore për të marrë pjesë në tubim. Pushteti hodhi poshtë pretendime të tilla.

Një grup i organizatave të shoqërisë civile i bëri thirrje presidentit të Serbisë, më 23 maj, që të anulojë tubimin, në interes të qetësimit të tensioneve dhe parandalimit të ndarjeve dhe polarizimit të mëtejshëm në shoqëri.

Tubimi po mbahet në të njëjtin muaj kur 18 persona u vranë në dy vrasje masive në Serbi. Të dyshuarit janë arrestuar dhe kanë pranuar krimet.

Si kundërpërgjigje, qeveria rriti sigurinë e shkollave dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i dorëzojnë armët e tyre në polici, pa pasoja. Ministri i Arsimit dha dorëheqjen.

Në protesta, opozita parashtroi kërkesa, ndër të tjera, për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Më herët, Vuçiç i cilësoi ato protesta si politizimin të tragjedisë./REL

Previous Post

Tensionet në Veriu të Kosovës, Rama: Të mos ecet në një shteg të rrezikshëm

Next Post

Në Kushtetutën e vendit do të hyjnë 6 popuj

Related Posts

Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Rajon

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post
Në Kushtetutën e vendit do të hyjnë 6 popuj

Në Kushtetutën e vendit do të hyjnë 6 popuj

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk