Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndryshimet për sigurinë në trafik në procedurë parlamentare, synojnë ashpërsimin e dënimeve

03/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me propozim të shumicës parlamentare, komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive votoi nevojën për mbajtjen e një debati publik, për të analizuar dhe diskutuar rreth përmirësimit të rregullores ligjore, me qëllim përforcimit të sigurisë në komunikacion. Duke prezantuar propozim ndryshimet, deputeti Nikolla Micevski kërkoi nga deputetët që çështja të mos politizohet.

“Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet për të gjithë e kjo do të thotë ndryshime në ligje të cilat do të sigurojnë mbrojtje, parandalim dhe reagime profesionale institucionale. Bëjmë thirrje deri te të gjithë se qëllimi për debat profesional është prioritet dhe si shumicë parlamentare nuk do të lejojmë politizimin e kësaj teme. Neve na duhen zgjidhje të qëndrueshme e jo nekrofili politike dhe keqpërdorimin e momentit”, tha Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

Nevojën për debat e mbështetën E Majta dhe Fronti Evropian

“Edhe pse e mbështesim, ndoshta më e mençur do të ishte të kemi diskutim mbikëqyrës për implementimin e rregullores dhe keqpërdorimin e saj. Jo vetëm të diskutojmë për disa zgjidhje ligjore por gjithsesi tani është koha ta mbështesim këtë iniciativë për debat publik dhe ne do ta mbështesim”, u shpreh Amar Mecinoviq –E Majta.

“Besoj se nga debati publik do të dalin edhe propozime tjera të cilat do ta sfidojnë rregullimin edhe çështjeve të tjera të cilat kanë të bëjnë drejt për drejtë edhe me drejtësinë, sistemin e drejtësisë në përgjithësi për shkak se kemi parë dhe këtyre ditëve shembullin kur edhe drejtësia sipas vlerësimeve tona nuk ka vepruar konform realitetit objektiv”, theksoi Elmi Aziri – Fronti Evropian.

Debati do të mbahet të premten ku do të ftohen të marrin pjesë institucione dhe organe relevante, organizata civile dhe ekspertë. Kjo iniciativë vjen pas presionit të protestuesve për vrasjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova natën e 29 janarit. Ata kërkojnë drejtësi dhe dënime më të ashpra për vozitësit “e tërbuar” në komunikacion. /Alsat.mk

Previous Post

Gjesti i ashpër me G Banin: Unë në spital, ti po pije vẹrë

Next Post

Ndërron jetë aktorja e njohur e serialit “Squid Game”

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post

Ndërron jetë aktorja e njohur e serialit “Squid Game”

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk