Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ndryshimet ligjore për kontabilistët sot para Kuvendit

24/02/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve se cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për viitn 2024.

Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar, kontabilistët do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.

Momentalisht rreth 3.300 kontabilistëve u është shqiptuar masa dispilinore “heqje e përkohshme nga Regjistri”, gjegjësisht u është marrë e drejta e nënshkrimit në llogaritë vjetore sepse nuk janë vizituar numër të mjaftueshëm të trajnimeve tek shtëpitë konsulente.

Konform Ligjit aktual të Kontabilitetit, kontabilistëve dhe kontabilistëve të certifikuar kërkohet të ndjekin trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional për të përmirësuar njohuritë e tyre. Kontabilistët duhet të kenë gjithsej 90 orë trajnim dhe kontabilistët e certifikuar 120 orë trajnim. Për shkak të mosrespektimit të këtyre dispozitave ligjore, Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të miratuar (ISOS) deri më 15 janar 2025 ka nxjerrë rreth 3.300 vendime me të cilat janë vendosur masa disiplinore të “heqje të përkohshme” të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar nga Regjistrat përkatës për një periudhë njëvjeçare.

Kontabilistët të enjten organizuan protestë para Ministrisë së Financave, në të cilën kanë parashtruar disa kërkesa, ndër të cilat edhe gjetja urgjente e zgjidhjes për ata që janë hequr përkohësisht nga Regjistri që të mund t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore, por edhe ndryshimet ligjore me të cilat ISOS do t’i merren ose kufizohen ingerencat për kontroll të cilësisë.

Në protestë papritur është paraqitur edhe ministrja e Financave, Gordana Dimirievska-Koçovska, e cila i ka dëgjuar kontabilistët dhe i ka porositur se propozim-ndfyshimet ligjore për zgjidhje të problemit të tyre tashmë janë në procedurë kuvndore. Ajo edhe ditën në vijim, të premten, në një takim me kryesinë e Unionit të odave ekonomike, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, ajo ishte e vendosur se kontabilistët, edhe pse kanë masa disiplinore, do të mund të nënshkruajnë llogaritë përfundimtare për vitin 2024, por më pas, theksoi ajo, do të duhet të kryejnë orët e trajnimit profesional të kërkuara me ligj. Ministrja bëri të ditur gjithashtu se situata në ISO do të kontrollohet dhe nëse do të konstatohen abuzime, siç akuzojnë kontabilistët, do të merren masat përkatëse.

Në rend të ditës janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, Propozim-ligji për plotësimin Kodit Penal, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minierale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për kërkesën për interpretim autentik të nenit 20-a paragrafit (4) të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të parashtruar nga deputetët Blerim Bexheti, Skender Rexhepi, Diana Toska, Bejxhan Iljas, Sali Murati, Ismail Jahoski, Ilir Hasani, Sadulla Duraki, Rina Ajdari, Talat Xhaferi, Elmi Aziri dhe Musa Xhaferi.

Previous Post

Horoskopi 24 Shkurt 2025, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Next Post

BDI: Korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit thellohet – Çfarë roli ka shefi i kabinetit të Mexhitit?

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

BDI: Korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit thellohet – Çfarë roli ka shefi i kabinetit të Mexhitit?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk