Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ndryshimet kushtetuese mund të dështojnë pa votim në Kuvendin e RMV-së

23/08/2023
Ndryshimet kushtetuese mund të dështojnë pa votim në Kuvendin e RMV-së
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë votuar për ndryshimet kushtetuese, pesë ditë pas përfundimit të debatit në Kuvend.

Debati për ndryshimet kushtetuese – përkatësisht të përfshirjes në preambulë të pakicës bullgare si popull shtetformues – më 18 gusht përfundoi pa votim, pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se është e drejtë e tij që të vendosë se kur do të caktojë vazhdimin e seancës për aktin e votimit.

Ky debat ishte paraparë të zgjaste dhjetë ditë, por përfundoi pas tre orësh, meqë opozita nuk mori pjesë në të. Për rendin e ditës votuan 70 deputetë, që sipas partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ishte “dëshmi se partitë në pushtet nuk kanë 80 votat, apo dy të tretat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve” kushtetuese.

Pas përfundimit të debatit të premten, kryeparlamentari Xhaferi ndërpreu seancë, pa hedhur në votim çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas VMRO-DPMNE-së me këtë veprim Xhaferi “shkeli rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe Kushtetutën, pasi seanca nuk mund të ndërpritet pa aktin e votimit”.

“I bëjmë apel kryetarit të Kuvendit që të mos abuzojë me rregulloren e punës. Ai është në atë pozicion për të mundësuar marrjen e vendimeve, pavarësisht nëse Qeverisë i pëlqen vendimi ose jo. Fakti që drejtuesit e Qeverisë janë të zhgënjyer se mezi i kanë 70 deputetë, nuk do të thotë se deputetët tjerë nuk duhet të votojnë dhe të shohin se kjo nismë është projekt i dështuar i Lidhjes Social Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaroi deputeti Antonio Milloshoski, pas një mbledhjeje të organeve drejtuese të VMRO-DPMNE-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, VMRO-DPMNE-ja sërish kërkoi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke argumentuar se zgjedhjet janë mundësia e vetme për të dalë nga kriza politike.

Kryetari i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi, gjatë një paraqitjeje para mediave deklaroi se nuk ka bërë “asnjë shkelje”, pasi siç tha ai, edhe më herët ka pasur raste kur Kuvendi ka përfunduar debatin për ligje të caktuara dhe votimi është shtyrë për më vonë.

“Kohën për vazhdimin e mbledhjes së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit dhe askush tjetër. Kemi vepruar ashtu siç parashihet me rregullore. Për shkak të mungesës së kushteve për vazhdim, pra për shkak të mungesës së kuorumit, nuk kishte mundësi që të vazhdonim”, tha Xhaferi.

Xhaferi më herët kishte deklaruar se në rast se shumica parlamentare nuk do të arrijë të sigurojë votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, atëherë mund të mos ketë fare votim në Kuvend.

Sipas dispozitave ligjore, në rast se ndryshimet kushtetuese hidhen në votim, por dështojnë të miratohen, atëherë kjo çështje nuk mund të hidhet në votim për një periudhë nëntëmujore.

Nga partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë deklaruar se do të bëjnë gjithçka që të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Blloku pro-evropian, në krye me LSDM-në, do të bëjë gjithçka për të zhbllokuar këtë proces. Ky proces mbështetet nga 70 deputetë. Do të sigurojmë edhe votat e tjera”, tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se në se VMRO-ja voton ndryshimet kushtetuese, ai po atë ditë do të japë dorëheqje për të përmbushur kërkesën e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë shqiptare në opozitë i kanë dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese, por kanë kërkuar që në to të përhihet edhe “formulimi i ri për gjuhën shqipe në Kushtetutë”. Gjuha shqipe në Kushtetutën maqedonase aktualisht njihet si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Opozita shqiptare, që përbëhet nga tri parti politike, ka deklaruar se në rast të dështimit të votimit, atëherë duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Debati mbi ndryshimet kushtetuese është mirëpritur nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

“Shpresoj se të gjitha palët do ta mbështesin atë, për të ecur përpara në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ky bën pjesë në Bashkimin Evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në “X”, që më herët njihej si “Twitter”.

Këto komente ajo i bëri pasi u takua me Kovaçevskin në Athinë të Greqisë, gjatë një darke joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor për shënimin e 20-vjetorit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

Marrëveshja bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke i hapur rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik.

Por, nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020./REL/

Previous Post

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Next Post

QMK: Zjarre aktive në Koliçan të epërm, Draçevicë, Orlancë dhe Melnicë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
QMK: Zjarre aktive në Koliçan të epërm, Draçevicë, Orlancë dhe Melnicë

QMK: Zjarre aktive në Koliçan të epërm, Draçevicë, Orlancë dhe Melnicë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk