Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Dy mundësi për të bindur opozitën

23/08/2023
Ndryshimet kushtetuese, Mariçiq: Dy mundësi për të bindur opozitën
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pushteti do të shqyrtojë dy mundësitë për të bindur VMRO-DPMNE-në të votojë ndryshimet kushtetuese, njëra si tërësi dhe e dyta vetëm disa deputetë të nevojshëm për të rrumbullakësuar procesin, njofton zëvendës kryeministri për çështje eurointegruese Bojan Mariçiq. Sipas tij ka kohë të mjaftueshme që të arrihen 80 votat e nevojshme.

“Mënyra e parë është që VMRO-DPMNE si parti politike të jep mbështetje me kushte të caktuara, të cilat u diskutuan edhe në takimin e liderëve që u mbajt para dy muajve. Mënyra e dytë është që pjesë të deputetëve të vendosin për këto ndryshime kushtetuese siç ishte rasti para pesë viteve. Unë nuk shoh mënyrë të tretë, ndoshta ekziston, por këto janë dy opsionet. Ne do të punojmë në dy nivelet dhe konsideroj se nuk është e pamundur, përkundrazi është e mundur dhe kemi kohë dhe hapësirë të mjaftueshme të bisedojmë dhe arrijmë zgjidhje.”, tha zëvendës kryeministri për çështje eurointegruese, Bojan Mariçiq.

Sipas Mariçiq seanca e pezulluar do të caktohet atëherë kur do të krijohen kushte, gjegjësisht sigurohen votat e nevojshme dhe nuk thotë se ekzistojnë limite kohore për të mbledhur deputetët për këtë çështje.

“Seanca do të caktohet sërish, atëherë kur do të krijohen kushte. Ndërkohë ne po punojmë në kushtet për votim të suksesshëm në Kuvend. Në momentin kur do të caktohet seanca kjo do të nënkuptonte se i jemi përafruar shumicës së nevojshme. Mendoj se mbështetja tani shkon deri në 73 deputetë.”, tha Mariçiq.

Zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë kërkesën europiane për të ndryshuar kushtetutën, vlerëson Mariçiq i cili fton opozitën të çlirojë popullatën nga populizmi i tyre. Komentet Mariçiq i bëri në kuadër të fushatës së nisur “Ne jemi Europë”, me të cilën do të binden qytetarët për rëndësinë e procesit europintegrues. Me këtë projekt që kap vlerën 5 milion denarë do të përfshihen 8 qytete deri në fund të shtatorit.

Previous Post

Lëvizja Demokratike nis regjistrimin online të anëtarëve të rinj në gjithë vendin

Next Post

India shkruan historinë, sonda indiane zbret në polin jugor të Hënës!

Related Posts

Maqedoni

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

16/10/2025
Maqedoni

Rregulla të reja në kufirin me Kroacinë: Do të ketë korsi të ndara hyrjeje dhe daljeje edhe për udhëtarët nga Maqedonia

16/10/2025
Maqedoni

Bullgaria thërret ambasadorin sllovak për bisedime lidhur me deklaratat e Pellegrinit për bllokada dhe kushte për Maqedoninë

16/10/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 20 gradë

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025
Aktuale

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025
Next Post
India shkruan historinë, sonda indiane zbret në polin jugor të Hënës!

India shkruan historinë, sonda indiane zbret në polin jugor të Hënës!

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

16/10/2025

Rregulla të reja në kufirin me Kroacinë: Do të ketë korsi të ndara hyrjeje dhe daljeje edhe për udhëtarët nga Maqedonia

16/10/2025

Bullgaria thërret ambasadorin sllovak për bisedime lidhur me deklaratat e Pellegrinit për bllokada dhe kushte për Maqedoninë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk