Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese – “kushti” i vetëm ndaj VMRO-së për zgjedhje të parakohshme!

19/10/2023
Ndryshimet kushtetuese – “kushti” i vetëm ndaj VMRO-së për zgjedhje të parakohshme!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozitarja VMRO-DPMNE e cila kushtëzon ndryshimet kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë, me sa duket për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ndryshojë qëndrim dhe do ti jap mbështetje ndryshimit të Kushtetutës. Oferta e liderit opozitar Hristijan Mickoski që bashkë me zgjedhjet presidenciale në maj të vitit të ardhshëm të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare lë të kuptohet se ai po shqyrton mundësinë që të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Ky konstatim del nga oferta e shumicës parlamentare për opozitën, e cila ka deklaruar se nëse votohen ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare mund të mbahen kur të dëshiron opozita shkruan Politiko.mk, përcjellë indeks.mk

Por, nëse do ndodhë kështu, atëherë Hristijan Mickoski duhet të jep dorëheqje edhe nga pozita e kreut të VMRO-DPMNE-së, pasi që ka premtuar se nëse votohen ndryshimet kushtetuese ai do të largohet nga kreu i partisë.

Por, sa reale janë mundësitë që opozitarja VMRO-DPMNE të ndryshojë mendje?

Politikologo Bllagojçe Atanasoski për “Politiko.mk” thotë se – oferta për zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të jetë ultimatuimi i fundit i pushtetit ndaj opozitës për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe me këto ndryshime – Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE-së papengesa.

“Ky mund të jetë interesi i qeverisë, si një ultimatum i fundit për opozitën për t’u përfshirë në votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sepse nga partia në pushtet LSDM thotë se zgjedhjet do të mbahen në afat të rregullt (së pari presidenciale, pastaj parlamentare), ndërsa lideri i opozitës kërkon që ato të kombinohen. Por nuk mendoj se kjo do të jetë shkas pas së cilës Mickoski do të “dorëzohet” dhe do të përfshihet në votimin e amendamenteve kushtetuese, aq më tepër që ata deri më tani i kanë rezistuar presioneve të zyrtarëve evropianë dhe veçanërisht amerikanë”, deklaroi Atanasoski për Poltiko.mk

Petrit Saraçini, nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) thotë se reformat në drejtësi, në administratën publike, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë lënë në hije nga ndryshimet kushtetuese dhe i gjithë debati, duke krijuar spektakël se do të bëhet bullgarizimi i popullit maqedonas, do të preket identiteti maqedonas dhe gjuha do të zhduket.

“Të njëjtat dezinformata dhe teori konspirative ishin të pranishme edhe gjatë ndryshimeve kushtetuese dhe referendumit të vitit 2018. Është problem i madh për shoqërinë maqedonase sepse qytetarët polarizohen, ju keni dy narrativ që janë në një luftë të ashpër radikale dhe shoqërisë i mungon thelbi i këtij procesi”, theksoi Saraçini.

Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani konfirmoi se data e zgjedhjeve, siç thotë ai, do të jetë produkt i dialogut mes partive politike.

“BDI është më pak e shqetësuar për datat si një mundësi për të ndihmuar pozicionin e partisë, sepse në çdo kohë pozicioni ynë për momentin është i mirë. Unë mendoj se duhet ta shohim atë në kontekstin e reformës kushtetuese dhe jo në kontekstin se si partitë politike do të kenë interes nga ndonjë datë”, tha Bujar Osmani – nënkryetar i BDI-së.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se çështja e zgjedhjeve duhet të diskutohet me të gjitha partitë. Sipas tij do të respektohen të gjitha afatet e para ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

“Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm mes dy partive politike. Si Kodi Zgjedhor, ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Kësaj radhe kemi zgjedhje karakteristike pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare dhe vlerësoj se ajo që kishte bërë grupi punues në të cilën për fat të keq VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë në përgatitjen e Kodit Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OBSE-së dhe ODIHR-it, se do të jetë e formuar, ku të gjithë do mund të informohen dhe në përputhje të kësaj do të mund të merren më pas vendimet”, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski. (Politiko.mk)

Previous Post

Agresioni ndaj Kosovës, PE pritet të miratojë sot rezolutë të posaçme

Next Post

Osmani: Mbështetuni te ShBA-ja edhe kur mendoni se nuk e ka mirë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Osmani: Mbështetuni te ShBA-ja edhe kur mendoni se nuk e ka mirë

Osmani: Mbështetuni te ShBA-ja edhe kur mendoni se nuk e ka mirë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk