Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ndryshimet klimatike shtojnë numrin e personave që vuajnë nga alergjitë

16/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Personat që vuajnë nga alergjitë sezonale po përballen me më shumë polen dhe për periudha më të gjata, për shkak të ngrohjes globale.

Por, ekspertët paralajmërojnë se kjo krizë klimatike po shkakton edhe ngjarje ekstreme të alergjive, duke përfshirë edhe ato që rrezikojnë jetën, raporton BBC.

Më 21 nëntor të vitit 2016, në Melbourne të Australisë, rreth orës 18:00, ajri u bë i rrezikshëm për jetën. Njerëz, që nuk kishin pasur më herët probleme me frymëmarrjen, përfunduan në spital.

Ambulancat nuk arrinin t’i shërbenin të gjithë pacientëve, ndërsa 10 vetë humbën jetën. Një studente 20-vjeçare vdiq në oborrin e shtëpisë, ndërsa prindërit përpiqeshin ta shpëtonin.

Ngjarja u identifikua si “astma nga stuhitë”, një fenomen kur grimcat e polenit shpërbëhen nga stuhitë me shi dhe shtrihen në ajër në formë të imët, duke hyrë në mushkëritë e njerëzve dhe duke shkaktuar reaksione të forta alergjike.

“Ka qenë një ngjarje masive. E paprecedentë. Katastrofale”, ka treguar profesori Paul Beggs nga Macquarie University, i cili e ka studiuar këtë fenomen në detaje.

Po pse po ndodh kjo më shpesh tani?

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike po e zgjerojnë sezonin e polenit dhe po rrisin intensitetin e tij.

“Ngrohja e dimrave, fillimi i hershëm i pranverës dhe zgjatja e vjeshtës po bëjnë që njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj polenit për më gjatë”, ka thënë Elaine Fuertes, studiuese në Imperial College në Londër.

Sidomos një bimë është kthyer në “armikun numër 1” për alergjitë: ambrozia (ragweed). Një bimë e vetme mund të lëshojë një miliard grimca poleni.

Në SHBA, mbi 50 milionë njerëz vuajnë nga alergjia ndaj saj.

Fuertes paralajmëron se “sezoni do të nisë më herët, do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më intensiv për ata që kanë simptoma, ndërsa do të rritet rreziku për sensibilizim të njerëzve që më parë nuk kishin alergji”.

Previous Post

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, ZPS mbyll prezantimin e provave

Next Post

Durmishi: Të gjithë shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet ti publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre

Related Posts

Botë

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

21/08/2025
Botë

Trump për paqen në Ukrainë: Gjithçka do të jetë e qartë për dy javë

21/08/2025
Botë

Turqia mbyll portet për anijet izraelite

21/08/2025
Botë

Apeli rrëzon dënimin prej 500 milionë dollarësh ndaj Trumpit

21/08/2025
Botë

Takimi i pritshëm Putin-Zelensky, Trump kërkon bisedime mes tyre e më pas një tryezë më të zgjeruar

21/08/2025
Botë

Ky është mesazhi që la një ditë para vdekjes gjykatësi i njohur amerikan Frank Caprio

21/08/2025
Next Post

Durmishi: Të gjithë shitësit me pakicë nga 18 prilli duhet ti publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre

Adelina Tahiri e ‘zhytur’ në luks, kështu reklamon veshjen firmato

22/08/2025

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

21/08/2025

Trajneri i Shkëndijës: Ludogoretsi është ende favorit, por synojmë kualifikimin

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk