Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndryshime ligjore për ndalesë për përdorimin e mjeteve piroreknike në hapësira të mbyllura

01/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndalesa për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirë të mbyllur dhe rritje e gjobave për persona fizikë dhe juridikë propozohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike i cili është në rend dite në mbledhjen e sotme të 42-të të Kuvendit.

Zgjidhja ligjore propozohet nga disa deputetë të VMRO-DPMNE-së pas tragjedisë në Koçan në të cilën më 16 mars në zjarrin në diskotekën “Puls” jetën e humbën 59 persona ndërsa ishin lënduar më shumë se 190.

Në sqarimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, i cili propozohet të miratohet me procedurë të shkurtër, deputetët bëjnë të ditur se qëllimi është që të bëhet ndryshim në Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike si rezultat i tragjedisë në klubin e natës në Koçan që shkaktoi pasoja serioze për jetën e një numri të madh të qytetarëve. Duke i pasur parasysh angazhimet e të gjitha strukturave relevante në shtet për parandalim të mëtutjeshëm të rreziqeve nga keqpërdorimi i paautorizuar i materieve shpërthyese – mjete piroteknike në hapësira të mbyllura, propozohet ndryshim i rregullores ligjore në drejtim të ndalesës së përdorimit të materieve shpërthyese – mjete piroteknike në hapësirë të mbyllur.

“Konkretisht, ligji i propozuar përcakton se nuk lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike të përcaktuara me ligj në objekte dhe hapësira të mbyllura, si dhe parashikon gjoba për kundërvajtje për personat fizikë dhe juridikë që veprojnë në kundërshtim me ndalimin. Duke pasur parasysh se ligji i ri për lëndët shpërthyese për përdorim civil është në proces hartimi nga ministria kompetente, propozimi specifik bën një ndryshim të përkohshëm në Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, në pritje të miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore që do të rregullojnë në detaje të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me lëndët shpërthyese për përdorim civil, në të cilat janë përfshirë edhe mjetet piroteknike”, bëhet e ditur në sqarimin e ndryshimeve.

Propozohet rritje e gjobave edhe atë për person fizik i cili do ta shkelë ligjin të jenë në vlerë prej 200 deri 250 euro, përderisa për persona juridikë të jenë prej 500 deri 1.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë mikro, prej 1.000 deri 2.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të vegjël, prej 3.000 deri 6.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të mesëm dhe prej 5.000 deri 10.000 euro në kundërvlerë denari – për tregtarë të mëdhenj dhe për personin përgjegjës në personin juridik prej 250 deri 500 euro në kundërvlerë denari.

Deputetët vlerësojnë se me miratimin e zgjidhjeve të propozuara do të mundësohet sanksionimi i kryerësve të cilët përdorin produkte piroteknike në hapësira të llojit të mbyllur dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve, si dhe parandalim nga rreziqet të cilat shkaktohen me përdorimin e mjeteve piroteknike.

Në rend dite të mbledhjes së 42-të të Kuvendit janë propozuar edhe zgjidhje të tjera ligjore.

Previous Post

Ferma VIP 2: Njihuni me fermerët e parë dhe surprizat e reja në këtë edicion

Next Post

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Nuk duhet të ketë asnjë hezitim, Sedat Bislimi është emri më i duhur për Studeniçanin

12/09/2025
Maqedoni

Osmani: Do të bëjmë hartë digjitale publike! Çdo leje dhe çdo ndërtim, do të jenë të qasshme me një klik

12/09/2025
Biznes

Bozhinovska: Sezoni i qëndrueshëm i ngrohjes është prioritet – institucionet në koordinim të rregullt

12/09/2025
Aktuale

Nuk pranojmë zgjidhje ad hok!Durmishi: nuk ka bazë ekonomike për rritjen e pagës minimale në 500 euro

12/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!

12/09/2025
Maqedoni

Në qelinë e Vasevit janë gjetur tre celularë, ai pretendon se nuk janë të tij

12/09/2025
Next Post

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Ibrahimi: Nuk duhet të ketë asnjë hezitim, Sedat Bislimi është emri më i duhur për Studeniçanin

12/09/2025

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12/09/2025

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk