Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndotja e ajrit/ Stacionet matëse, problem i pazgjidhur

12/11/2023
Ndotja e ajrit/ Stacionet matëse, problem i pazgjidhur
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është tejkaluar ende problemi me stacionet për matjen e ndotjes së ajrit. Në periudhën kur niveli i ndotjes është gjithnjë e në rritje, disa nga stacionet matëse nuk japin të dhëna lidhur me cilësinë e ajrit.  Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova thotë se faji është te pajisjet e vjetruara.

“Është normale, bëhet fjalë për stacione monitoruese automatike që kanë pjesë të ndjeshme, që për fat të keq shumë shpesh prishen, megjithatë ne në vazhdimësi i përmirësojmë, kemi mbi 20 stacione matëse në nivel të shtetit, nuk janë vetëm në Qytetin e Shkupit. Disa njerëz punojnë në mirëmbajtjen e sistemit, mund të ndodh që një ditë dy të mos punojë një stacion matës, derisa të ndryshohet pjesa që është prishur me një pjesë rezervë”, u shpreh Kaja Shukova, Ministre e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Edhe përkundër pohimeve të tilla të Shukovës, situata është ndryshe, Stacioni matës te Rektorati nuk jep të dhëna muaj me radhë. Alsat edhe gjatë muajit të kaluar ka ndjekur faqen e internetit të ministrisë së Ekologjisë dhe stacionet matëse ose nuk tregojnë rezultat ose nuk kanë fare të dhëna. ( foto 15 tetor )

Gorjan Jovanovski, krijuesi i aplikacionit Air Care, thotë se përveç teknologjisë së vjetër, stacionet matëse shtetërore dhe faqja e internetit nuk mirëmbahen mirë.

“Siç e shohim tani në këtë moment në ueb faqen e ministrisë, mbi 35 senzorë në 20 stacionet matëse që i kemi nuk punojnë…. Nuk mund ta kuptoj si themi se kjo është normale që dy tre ditë në muaj ndonjë stacion matës nuk punon. Si mundet një ministri të mos ketë mundësi të mirëmbajë 20 stacione matëse… Nëse ata nuk kanë mjete ose nuk munden, thjesht le t’ia lënë punën dikujt që mundet, sepse kështu nuk kemi të dhëna të plota dhe kur nuk kemi të dhëna, nuk mund të nxjerrim raporte vjetore, mujore apo ditore ku do të thoni ndotja është kështu dhe ashtu”, tha Gorjan Jovanovski, eko activist.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik kanë alarmuar se bazuar në të dhënat e analizave, ndotja e ajrit shkakton 17 deri në 19 për qind të vdekjeve në vendbanimet ku ajri është më i ndotur. Ekspozimi në ajër të ndotur për një kohë të gjatë prek pothuajse të gjitha moshat, por më të rrezikuarit janë fëmijët./ Alsat.mk

Previous Post

Shkencëtarët kanë zbuluar origjinën misterioze të Sfinksit të famshëm

Next Post

​Kapet luani që u arratis nga një cirk afër Romës

Related Posts

Aktuale

Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe

01/09/2025
Maqedoni

SKANDAL/Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)

01/09/2025
Maqedoni

VLEN Çair: Klinika Gjinekologjike në Çair u keqpërdor financiarisht nga Bujar Osmani gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë!?

01/09/2025
Maqedoni

Fetai uron fillimin e vitit të ri shkollor: Arsimi është arma jonë më e fortë për zhvillim kombëtar

01/09/2025
Maqedoni

Gashi uron fillimin e vitit të ri shkollor: Zilja e shkollës është një thirrje për mundësi, dije dhe ëndrra të reja

01/09/2025
Maqedoni

Rrahu punonjësin në pikëpagesën rrugore, padi penale për 50-vjeçarin nga Tetova

01/09/2025
Next Post
​Kapet luani që u arratis nga një cirk afër Romës

​Kapet luani që u arratis nga një cirk afër Romës

Juventusi publikon foto të Zhegrovës duke kryer testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

01/09/2025

Në Banjicë të Çashkës, nxënësit filluan mësimin në gjuhën shqipe

01/09/2025

SKANDAL/Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)

01/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk