Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ndotja e ajrit, historia e minatorit kosovar që vdiq javën e kaluar, mjeku i tij: Shkalla e kancerit është dyfishuar në Obiliq

23/01/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për ajrin e ndotur në rajon, duke e nisur artikullin me Shemsi Garën nga Kosova, i cili për 30 vjet kishte punuar në minierë qymyri dhe vdiq nga kanceri në mushkëri.

Jeta në shtëpi nuk ishte shumë më e mirë për të, shkruan mediumi i madh ndërkombëtar: termocentralet që furnizon miniera derdhnin vazhdimisht tym mbi fshatin e tij. Gara vdiq të dielën në moshën 55-vjeçare, pas tre vjet trajtimi pa arritur ta kontrollonte kancerin në mushkëri. Në ditët e tij të fundit, i paaftë për të ecur, ai shtrihej në një divan në shtëpi, i rraskapitur dhe me dhimbje, ndërsa një makinë pomponte oksigjen në trupin e tij që po vdiste.

“Vazhdova t’i thosha se doja ta ndihmoja, por nuk munda”, tha bashkëshortja e tij Xhejlanja, e cila mbajti zi në dhomën e saj me miq të mërkurën. “Ai do të thoshte ‘Vetëm Zoti e di dhimbjen që kam’”.

Gara u varros të hënën në Obiliq, jashtë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, shkruan Reuters. Nga varrezat, pjesëmarrësit në ceremoni mund të dëgjonin zhurmën e një rripi transportieri aty pranë që transportonte qymyr nga miniera në termocentrale.

Mjeku i Garës, Haki Jashari, fajin për kancerin e Garës ua lë viteve të tij në minierën e qymyrit dhe termocentraleve ndotëse.

Shkalla e kancerit është më shumë se dyfishuar në Obiliq gjatë dy viteve të fundit, tha Jashari – rezultat, shtoi ai, i një gjenerate të ekspozuar ndaj ndotësve. Ai pret që situata do të përkeqësohet.

Ministria e Energjisë e Kosovës i tha Reutersit se është e angazhuar për reduktimin e emetimeve dhe po investon në projektet e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e termocentraleve ekzistuese.

Jashari dëshiron vetëm që të ishte bërë më shpejt.

“Ata do t’i kishin mbyllur termocentralet nëse ne do të ishim pjesë e BE-së. Është e papranueshme.”

Ndërsa pjesa më e madhe e botës po lëviz për ta reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ndotja në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet e lartë për shkak të ngrohjes së shtëpive, impianteve të vjetëruara të qymyrit, makinave të vjetra dhe mungesës së parave për ta trajtuar problemin.

Qytetet relativisht të vogla, si kryeqyteti i Serbisë, Beogradi dhe kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, shpesh kanë kryesuar listat e përditshme të ndotjes globale, sipas faqeve të internetit që ndjekin cilësinë e ajrit në mbarë botën.

Kjo ka ndikime të kushtueshme shëndetësore dhe gjithashtu mund t’i rrezikojë perspektivat e këtyre vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, i cili ka standarde më të rrepta të emetimeve.

“Nuk ka burime në rajon për reduktimin e ndotjes së ajrit”, tha Mirko Popoviq, drejtor i Institutit Rregullator të Energjisë së Rinovueshme dhe Mjedisit në Beograd.

Në BE, emetimet neto të gazeve serrë kanë rënë me rreth 40% që nga viti 1990, të nxitura nga përqafimi i energjisë së rinovueshme, tha një raport i Komisionit Evropian në nëntor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar t’i reduktojnë emetimet e karbonit, por vështirësitë ekonomike e kanë ngadalësuar progresin.

Kosova, një nga vendet më të varfra të Europës, gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri. Banka Botërore vlerëson se një kalim në një ekonomi pa qymyr do të kushtojë 4.5 miliardë euro.

Previous Post

MPJ-ja e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

Next Post

Xheneta shqetësohet për raportin me Gjestin: Po përgaditem psiqikisht për gjithçka

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post

Xheneta shqetësohet për raportin me Gjestin: Po përgaditem psiqikisht për gjithçka

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk