Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ndihmë britanike për forcimin e NATO kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme

28/09/2023
Ndihmë britanike për forcimin e NATO kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit për mentorimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n dhe Çështjet Politike dhe të Sigurisë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit, në mënyrë shtesë forcojmë aleancën tonë në NATO dhe e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar, si aleati dhe miku ynë i rëndësishëm, kontribuon në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të realizimit më efektiv të rolit tonë politik dhe koordinues në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë”. – theksoi Osmani.

“Mbretëria e Bashkuar ishte partner i vazhdueshëm në mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s. Ky projekt është edhe një shembull tjetër i mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë e Veriut si aleate e NATO-s, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive në mënyrë që ajo të vazhdojë të kontribuojë dhe të përmbushë rol më të rëndësishëm si anëtare e NATO-s”, tha ambasadori Loson, duke shtuar se donacionet e Mbretërisë së Bashkuar në formën e pajisjeve, sigurimit të instruktorëve të trajnimit, dërgimit të këshilltarëve dhe pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta kontribuuan në përmbushjen e qëllimit të përbashkët – sigurimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Njëherit, ai shtoi se këto përpjekje janë dëshmi e përkushtimit të të dy vendeve për të garantuar mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e Aleancës së NATO-s.

Projekti është paraparë të zgjasë deri në mars të vitit 2024 dhe duke dërguar ekspert rezident pritet të kontribuojë në pjesëmarrjen e shkathët dhe me kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe ekspertëve civilë në punën e strukturave të NATO-s. Gjithashtu, projekti duhet të kontribuojë në gatishmërinë e përgjithshme të institucioneve tona për të siguruar menaxhim shumë efektiv dhe efikas të roleve politike në fushën e politikës së sigurisë dhe çështjeve të sigurisë.

Previous Post

Dogana parandalon kontrabandimin e 20 orëve të dorës të markave të njohura (FOTO)

Next Post

AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike: Pse u ndalohet mësimi në gjuhën amtare nxënësve shqiptarë të Idrizovës?

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Sedat Bislimi, energjia e re e Studeniçanit!

16/08/2025
Maqedoni

Kasami në Likovë e Sllupçan: Historia e qëndresës po kthehet në histori të ndryshimit

16/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Vasalë e hyzmeqarë quhen ata kur ministrja e Brendshme i quan shqiptarët “indijanci”, ata heshtin si pula të lagura

16/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Me Nexhmedin Sadikun, Sllupçani dhe Likova bëhen simbol i epokës së re

16/08/2025
Maqedoni

Nuk kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor /VIDEO

16/08/2025
Maqedoni

Me qytetarët, për qytetarët – Izet Mexhiti: Rikonstruksion i plotë i rrugës në Çairçanë

16/08/2025
Next Post
AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike: Pse u ndalohet mësimi në gjuhën amtare nxënësve shqiptarë të Idrizovës?

AlternAtivA – Lëvizja Besa – Lëvizja Demokratike: Pse u ndalohet mësimi në gjuhën amtare nxënësve shqiptarë të Idrizovës?

Premier League nis me rregulla të reja! Portieri mban topin me duar për më shumë se 8 sekonda, ja vendimi që mori arbitri

16/08/2025

U evakuua nga Gaza në Itali për trajtim, ndërron jetë 20-vjeçarja palestineze për shkak të kequshqyerjes

16/08/2025

Dua Lipa prezanton traditën shqiptare para gjithë botës-Ja çfarë bëri ajo (VIDEO)

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk