Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

“Ndihem i turpëruar, i pranoj sharjet e tifozëve”, Neymar flet pas humbjes katastrofale të Santos

18/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Neymar nuk kurseu fjalët kur dha vlerësimin e tij për performancën e shokëve të skuadrës pas humbjes 6-0 të Santos ndaj Vasco Da Gama të dielën.

Neymar u rikthye te klubi i fëmijërisë së tij në janar të këtij viti, pasi më parë kishte ikur për te Barcelona në vitin 2013.

Kthimi i brazilianit te Santos u prit me shumë entuziazëm, por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë sa sulmuesi kishte parashikuar pas transferimit nga Al Hilal.

Në 11 ndeshjet e tij të kampionatit që nga transferimi, Neymar ka shënuar tre gola dhe nuk ka dhënë asnjë asistim, ndërsa skuadra e tij ndodhet në vendin e 15-të nga 20 skuadra në Serie A të Brazilit.

Si shumë herë gjatë karrierës, edhe kjo periudhë e tij e dytë te klubi është përcjellë nga problemet me dëmtime, pasi ka munguar në pesë ndeshje radhazi për shkak të një dëmtimi në muskujt e këmbës që pësoi në prill.
Të dielën, 33-vjeçari u largua nga fusha me lot në sy pas humbjes së rëndë 6-0 të Santos në ndaj Vasco da Gama.

Pas humbjes, Neymar, me lot në sy, shprehu se ndihej “i turpëruar” për rezultatin dhe madje deklaroi se “tifozët kanë të drejtë të protestojnë”.

“Jam plotësisht i zhgënjyer me lojën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë në çdo mënyrë, natyrisht pa dhunë fizike. Por sharjet dhe fyerjet sot janë plotësisht të pranueshme”.

“Ndjej një turp të jashtëzakonshëm, kurrë në jetën time nuk kam përjetuar diçka të tillë. Po qaj nga zemërimi për gjithçka”.

“Fatkeqësisht, nuk mund të ndihmoj në çdo mënyrë. Sot ishte katastrofë, ky është realiteti”, ka thënë Neymar.

Previous Post

VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj

Next Post

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Related Posts

Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Shqipëri

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Sport

Xhaka shënon për Zvicrën

10/10/2025
Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10/10/2025
Sport

Juventusi në gjuhën shqipe i uron suksese Zhegrovës para përballjes me Slloveninë

10/10/2025
Sport

Trajneri i Serbisë: I dimë ndryshimet që Shqipëria do t’i ketë në formacion

10/10/2025
Next Post

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk