Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Ndeshja Shqipëri-Spanjë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë

24/06/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.

Dyert për tifozët në stadiumin e Dyseldorfit do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tre Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Viewing Rheinufer./FSHF

Previous Post

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Next Post

Talat Xhaferi: Shkruam histori, gjeneratat e reja ta vazhdojnë dhe ta përsosin

Related Posts

Shqipëri

Burg mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve gjermanë

02/08/2025
Sport

Gjyqtarë sllovakë në ndeshjen Shkëndija – Qarabagh, një emër i madh në qendër në Baku!

02/08/2025
Sport

FC Shkupi në qendër të një skandali të ri?

02/08/2025
Shqipëri

Ja si po u rrezikohet jeta pushuesve nga plazhet e Velipojës deri në Vlorë

02/08/2025
Sport

Ylli i PSG në gjyq për dhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

01/08/2025
Maqedoni

Shkëndija nxjerr në shitje biletat për duelin ndaj Qarabag

01/08/2025
Next Post

Talat Xhaferi: Shkruam histori, gjeneratat e reja ta vazhdojnë dhe ta përsosin

Burg mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve gjermanë

02/08/2025

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

02/08/2025

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk