Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ndërhyrja e Beogradit në zgjedhje, Osmani apel për mbrojtjen e votës më 12 tetor

09/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Presidenca e Republikës së Kosovës bën të ditur se Osmani i ka theksuar Radoniqit rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si themel i demokracisë dhe i besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

“Në këtë takim, Presidentja Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, theksohet se presidentja dënoi ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar, “duke bërë thirrje për angazhim të plotë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor”.

Osmani u bëri apel të gjithë akterëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës.

Më 12 tetor do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për akreditimin e 521 vëzhguesve.

Deri tani, KQZ-ja ka certifikuar Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, e cila përbëhet nga 2 milionë e 69 mijë e 99 votues, shtetas të Kosovës.

 

Previous Post

​Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

Next Post

Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

Related Posts

Kosovë

Pavarësisht ngërçeve në formimin e qeverisë, Kosova miraton projektbuxhetin e vitit 2026

31/10/2025
Kosovë

Osmani sot pret në takim liderët e partive politike

31/10/2025
Kosovë

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025
Kosovë

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Kosovë

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK pa asnjë provë do të ishte tragjedi dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare

29/10/2025
Kosovë

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025
Next Post

Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk