Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ndalimi i fondeve të USAID-it trondit Ukrainën, vendimi i Trump ndikon në jetën e qindra mijëra vendasve

07/02/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që ka nga fondet e Agjencisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim (USAID).

Dhe ajo nuk është e vetmja. Në gjithë shtetin, biznese dhe grupe joqeveritare janë duke u përballur me vështirësi të mëdha, pasi buxhetet u janë zvogëluar dukshëm.

“Jam duke bërë gjithçka për të ruajtur ekipin”, ka thënë Natalia Parkhitko, ushtruese e detyrës së drejtores në organizatën bamirëse Dostupno, në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Lajmi ka qenë tronditës”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pamundësuar punën e USAID-it kur ka urdhëruar pezullim 90-ditor të shpenzimeve të kësaj organizate, qysh prej 24 janarit.

Më 3 shkurt, punëtorëve nuk u është mundësuar hyrja në zyrat në Uashington, dhe stafi është duke u tërhequr prej shteteve të huaja.

Kontraktorët janë pushuar nga puna, apo janë në pushim të detyrueshëm, çka ka nxitur mijëra njerëz që t’iu bashkohen protestave në Uashington.

USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrim të ndihmës civile dhe asistencës zhvillimore në botë. Organizata ka qenë prezente në mbi 100 shtete, duke ndarë fonde në vlerë të miliarda dollarëve brenda vitit, dhe i ka pasur mbi 10.000 punëtorë në gjithë botën.

Administrata Trump i ka kritikuar programet e USAID-it si joefikase dhe aspak në linjë me interesat amerikane, duke argumentuar se disa prej funksioneve të agjencisë do të menaxhohen prej Departamentit amerikan të Shtetit. Edhe kritikët e kanë pranuar se disa programe sociale dhe kulturore të financuara nga USAID-i nuk kanë qenë në linjë me misionin fillestar.

Dostupno ka punuar me vite për çështje që lidhen me qasjen e personave me nevoja të veçanta në ambiente publike.

Kjo kategori e shoqërisë vetëm sa është rritur pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022.

Në mesin e aktiviteteve të organizatës është edhe ofrimi i ndihmës për ushtarët e plagosur që t’i kthehen përditshmërisë, përmes mbështetjes psikologjike, dhe përfitimeve tjera për personat me nevoja të veçanta.

Parkhitko ka thënë se grupi është në kërkim të alternativave dhe shpreson të gjenerojë fonde shtesë përmes thirrjeve publike.

“As nuk guxojmë të mendojmë që Dostupno do t’i mbyllë të gjitha projektet dhe nuk do të punojë. Pavarësisht pezullimit të fondeve, ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona”, ka thënë ajo.

Momentalisht, Dostupno nuk mund t’i paguajë rrogat e stafit.

Prej vitit 2022, USAID-i ka ndarë miliarda dollarë për Ukrainën, si ndihmë humanitare, për asistencë zhvillimore dhe mbështetje direkte për buxhetin e shtetit. Sektori i bujqësisë ka përfituar më së shumti në Ukrainë.

USAID-i ka thënë se prej vitit 2022 i ka ndihmuar një të tretës së bujqve ukrainas, duke i ndihmuar me fara, plehra dhe pesticide dhe financim të kërkesave të tyre.

Njëri prej pranuesve të ndihmës është Këshilli Agrar Gjithukrainas, organizatë joqeveritare që mbështet bujqit dhe avokon për reforma bujqësore.

Shefi i saj Andriy Dykun, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbështetja e USAID-it është jetike për organizatat e vogla dhe të mesme që merren me bujqësinë në rajonet e pushtuara, apo ato që janë çliruar nga pushtimi, në mënyrë që t’i rikthehen punës së tokës.

“Për shembull, thasët për ruajtjen e grurit, plehu, farat. Me mbështetjen e USAID-it ka nisur të zbatohet edhe reforma për tokat bujqësore dhe tani jemi duke mbështetur bujqit që të krijojnë asociacione për përdorim të ujit”, ka thënë ai.

“Grantet, shërbimet këshilluese dhe mbështetja ligjore –të gjitha këto kanë ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme bujqit ukrainas”, ka thënë Dykun.

Kjo situatë është duke prekur edhe Qeverinë ukrainase, pasi buxheti i saj është prekur në ministritë e Energjisë, Shëndetësisë, Edukimit, në komunat lokale dhe agjencitë tjera shtetërore.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun ka thënë se vetëm në shtator të vitit të kaluar, USAID-i ka ndarë 325 milionë dollarë për të ndihmuar sektorin e energjisë, i cili është goditur vazhdimisht me bomba ruse.

“Nuk do të komentojmë tani, derisa t’i studiojmë të gjitha hollësitë. Ndoshta USAID-i mund t’ju ofrojë më shumë informacione”, ka thënë Ministria e Energjisë në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Zyra e USAID-it në Ukrainë nuk i ka treguar Radios Evropa e Lirë se cilat programe do të pezullohen.

“Ndihma e USAID-it e ka ndryshuar komplet situatën, ka ndikuar në jetët e qindra mijëra ukrainasve, ka vendosur standarde të reja për makinerinë e ngadalshme shtetërore”, ka thënë Vladyslav Sodel, fotograf që ka dokumentuar punën e USAID-it për tetë vjet.

Ai ka thënë se është befasuar shumë kur e ka kuptuar llojllojshmërinë e projekteve që janë financuar nga agjencia.

“Duke nisur nga një shtrat me dyshek, më pas te strehimoret për refugjatë, e deri tek injeksionet në vlerë të miliarda dollarëve për stabilitet të rrjeteve tona të energjisë”./ REL

Previous Post

Holanda ndalon përdorimin e aplikacionit të inteligjencës artificiale “DeepSeek” në pajisjet publike

Next Post

Zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë/ Votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj, çfarë premtuan partitë?

Related Posts

Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Botë

Mijëra kërkesa për biberonët për të rritur, trendi i ri në Kinë përhapet me shpejtësi, por çfarë thonë ekspertët

23/08/2025
Botë

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

23/08/2025
Botë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22/08/2025
Botë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22/08/2025
Next Post

Zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë/ Votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj, çfarë premtuan partitë?

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

24/08/2025

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk