Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndalimi 30-ditor i ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së mëparshme,reagon BDI

21/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan dhe ndan dhimbjen me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi.

Në lidhje me vendimin e Prokurorisë për ndalimin 30-ditor të ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së mëparshme, BDI dëshiron të sqarojë disa aspekte kyçe për publikun:

Së pari, koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal.

Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti.

Prandaj, është e pasaktë të pretendohet për një përgjegjësi të vazhdueshme pa ndërprerje gjatë viteve.

Së dyti, dhe më e rëndësishmja, në natën e tragjedisë, klubi operonte pa asnjë licencë: për një vit të tërë nuk kishte licencë legjitime, dhe madje edhe ajo e falsifikuar kishte skaduar.

Kjo nënkupton se përgjegjësia kryesore bie mbi ata që duhej të parandalonin funksionimin e një klubi nate pa licencë atë natë fatale.

Nevojitet një hetim i thellë dhe i paanshëm për të identifikuar se si një objekt pa licencë mund të operonte dhe të rrezikonte jetën e qindra të rinjve.

Së treti, duhet të theksohet se licencat e lëshuara në të kaluarën ishin për kabare, të cilat kanë kritere specifike dhe kufizime në numrin e personave të lejuar.

Një klub nate është një kategori krejtësisht e ndryshme, dhe prania e mbi 650 të rinjve në një hapësirë të tillë është jashtë çdo standardi të sigurisë, gjë që tregon qartë për neglizhencë të qëllimshme ose të paqëllimshme gjatë vitit të kaluar nga ana e shumë organeve shtetërore aktuale.

BDI shpreh shqetësimin për supremacinë e palejuar të qeverisë mbi prokurorinë, e cila ka dëmtuar besueshmërinë e procesit hetimor.
Fakti që nga 35 personat e ndaluar, vetëm 1 ose 2 janë funksionarë aktualë, ngre dyshime për një drejtësi selektive.

Ne kërkojmë që proceset ligjore të jenë të drejta, transparente dhe të bazuara në ligj, pa u ndikuar nga terminologji që nuk ekziston në kodin penal.

Në këtë kohë zie, BDI nuk dëshiron të hyjë në akuza, por synon të sqarojë qytetarët se ky proces është i pabazë, politikisht i motivuar dhe selektiv, gjë që mund të komplikojë dhe përkeqësojë më tej situatën.

Ne qëndrojmë pranë qytetarëve dhe familjeve të prekura, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në zbardhjen e kësaj tragjedie.

Previous Post

Ngritët aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte në Kosovë

Next Post

MASH: 100 psikologë të përfshirë në rritjen e mbështetjes psikosociale për nxënësit

Related Posts

Maqedoni

MPB propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente

11/05/2025
Aktuale

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

11/05/2025
Maqedoni

Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes

11/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Dje ranë maskat – opozita pranoi marrëveshjen e fshehtë bashkëpunimi

11/05/2025
Maqedoni

Tërhoqi zvarrë me veturë qenin, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

11/05/2025
Maqedoni

Limani për Ahmetin: Hyzmeqar vazal, e shite gjakun e dëshmorëve

11/05/2025
Next Post

MASH: 100 psikologë të përfshirë në rritjen e mbështetjes psikosociale për nxënësit

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

11/05/2025

Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

11/05/2025

Erjola Doçi në një lidhje me Lumbardh Salihun?

11/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk