Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

19/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndërruar jetë pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta. Lajmin mortor e ka publikuar e bija e tij Jeta Zhuta:

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë, prof. Sabaudin Zhuta.

Do ta kujtojmë me mall për momentet e bukura që na dhuroi, për forcën e përkushtimin e tij, dhe për dashurinë që pati për jetën.

Kujtimin e krenarinë për të dhe veprat e tij, do t’i mbajmë në zemrat tona përgjithmonë.

Varrimi do të bëhet të mërkurën, më 20 gusht, me drekë (ora 13.00) në varrezat e Veleshtës, Strugë.

Për detajet rreth vizitave për ngushëllime do t’ju njoftojmë gjatë ditës.”

Jetëshkrimi dhe karriera profesionale

Prof. Ordinar Sabaudin Zhuta, ishte anëtar senati i Universitetit të Shkupit, si një nga figurat më të shquara të arsimit, muzikës dhe jetës kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Me një karrierë të gjatë akademike dhe artistike, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të rinjë, në zhvillimin e muzikës dhe në afirmimin e kulturës kombëtare shqiptare.

Në cilësinë e Profesorit Ordinar, Zhuta ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në arsimin universitar, duke qenë mentor i qindra studentëve që sot përbëjnë trupën profesionale të muzikës e të kulturës shqiptare. Si anëtar senati i Universitetit të Shkupit, ai ishte pjesë e vendimmarrjes akademike më të lartë, duke ndikuar në zhvillimin e standardeve shkencore, arsimore dhe kulturore. Përmes vizionit të tij, Universiteti është pasuruar me qasje bashkëkohore dhe me hapje ndaj kulturës kombëtare.

Kontribut në arsim dhe muzikë

Sabaudin Zhuta ka qenë themelues i paraleles së parë të muzikës në gjuhën shqipe në Shkup, nga ku kanë dalë me dhjetëra kuadro të shquar, profesorë dhe artistë. Ky hap historik u bë themel i fuqizimit të arsimit muzikor shqiptar dhe dëshmi e përpjekjeve të tij për emancipimin kulturor.
Njëkohësisht, ai është ndër themeluesit e festivalit të parë shqiptar në Maqedoni, “Këngë Jeho” në Strugë, i cili tashmë ka mbi tri dekada traditë. Ky festival ka shërbyer si tribunë e talentëve të rinjë dhe si arenë e afirmimit të këngës shqipe në trojet tona.

Përveç rolit akademik, Prof. Zhuta ka kompozuar për dramë teatrore, filma dhe dokumentarë, duke dhënë një pasuri të madhe në jetën artistike. Muzika e tij shquhet për ndjeshmëri kombëtare, për përkujdesje artistike dhe për përpjekjen për të ruajtur e promovuar identitetin shqiptar.
Një varg shkrimesh, kritikash dhe analizash të tij mbi artin, muzikën dhe shoqërinë shqiptare dëshmojnë erudicionin e gjerë dhe aftësinë për të ndikuar në opinionin publik. Artikujt e tij të botuar në revista letrare dhe portale janë referenca të vyera për studiues, artistë dhe lexues të interesuar.
Zë kritik e vizionar
Si opinionist dhe studiues, Prof. Zhuta ka ngritur shpesh zërin për çështjet madhore shoqërore, kulturore dhe politike. Qëndrimet e tij të guximshme kanë qenë gjithmonë në funksion të së vërtetës, drejtësisë dhe mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar. Ai është shquar për analizat e thella mbi zhvillimet politike e kulturore, duke mbetur një zë i respektuar dhe me peshë në opinionin publik.
Figura e një personaliteti të plotë
Prof. Ordinar Sabaudin Zhuta ishte një personalitet i plotë: akademik, muzikant, krijues, organizator kulturor dhe mendimtar kritik. Kontributet e tij kanë kaluar kufijtë e auditorit universitar dhe skenës artistike, duke u bërë pjesë e identitetit kulturor shqiptar në Maqedoni dhe në mbarë hapësirën shqiptare.
Ai është autor i disa shkrimeve me karakter publicist e hulumtues: “Shkupi frymonte shqip, atëherë (1912) në Shkup u formua ansambli frymor: “Zani i maleve” nga Kolë Bojaxhiu e ku Gonxhja e re – Nënë Tereza ishte antare e Ansamblit. Poashtu Prof.S.Zhuta u mor edhe me hulumtimin dhe frymzimin barokien me Operën “Skenderbeg” të Antonio Vivaldit! Emri i tij mbetet simbol i përkushtimit ndaj dijes, artit dhe kombit. /GazetaFAKTI

Previous Post

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

Next Post

Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca

Related Posts

Aktuale

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025
Aktuale

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Maqedoni

Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca

19/08/2025
Maqedoni

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

19/08/2025
Aktuale

Numri i këshilltarëve komunalë, KShZ-ja nuk i miraton udhëzimet

19/08/2025
Next Post

Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk