Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ndahen certifikatat të Shkollës për Liderë të Rinj „Peace forum dialogue”

15/08/2023
Ndahen certifikatat të Shkollës për Liderë të Rinj „Peace forum dialogue”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendësin e parë të kryetarit të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në ngjarjen për shënimin e 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në këtë manifestim, Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi u ndanë certifikata pjesëmarrësve për përfundimin me sukses të Shkollës për liderë të rinj ” Peace forum dialogue ” me temë “Integrimi përmes pajtimit” organizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

“Këtë vit shënojmë 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kur vendi ynë hapi një kapitull të ri të historisë së tij të re në frymën e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Nga një vend që më shumë se dy dekada më parë po përballej me mundësinë e përhapjes së konfliktit, ne jemi rritur në një simbol të multietnicitetit, multikonfesionalizmit dhe multikulturalizmit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit zëvendësoi fjalimin e armëve në terren me fjalën e arsyes në tryezë, institucionalizoi çështjet e hapura dhe dërgoi mesazhin se problemet nuk zgjidhen me konflikt, por me dialog dhe debat. Dhe se, siç thotë edhe vetë marrëveshja, nuk ekzistojnë zgjidhjet territoriale për çështjet etnike”, tha Kryeministri Kovaçevski në ngjarje.

“Sot, nga kjo distancë kohore, dua të theksoj një fakt të pamohueshëm – e ai është se Marrëveshja Kornizë e Ohrit solli paqen dhe vendosi një kornizë të fuqishme për marrëdhëniet ndëretnike, para së gjithash bashkëjetesën, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Të gjithë së bashku, me respekt për njëri-tjetrin, me kujdes dhe përkushtim të ndërsjellë që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë ta ndërtojmë vendin tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Gjithashtu Kryeministri Kovaçevski theksoi se ne si shtet i përmbushëm aspiratat tona për avancimin e të drejtave të bashkësive duke krijuar Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili u shndërrua në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive. Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e Shkollës për Liderë të Rinj, e cila organizohet nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve me Bashkësitë për të dytin vit radhazi.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nxori një mësim nga e kaluara. Kemi mësuar se sfidat na bëjnë më të fortë dhe na inkurajojnë të ecim përpara sepse bashkimi është forcë. Ne kemi pritur shumë gjatë shansin tonë për t’u bërë pjesë e BE-së për të humbur kaq lehtë mundësinë për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë ne. Jam i vetëdijshëm për sfidat që më presin, por shpresoj edhe ndërgjegjësimin e bartësve të tjerë të proceseve se vendi ynë meriton një të nesërme më të mirë edhe atë tani. Qytetarët presin që ne të vazhdojmë me guxim përpara, të gjithë së bashku dhe të gjithë si një të realizojmë angazhimet tona dhjetëvjeçare si qytetarë të Republikës Evropiane të Maqedonisë së Veriut”, përfundoi në fund kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij me rastin e 22 vjetorit të nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Previous Post

Ethet hemorragjike, KSI: Nuk ka vend për panik

Next Post

Grubi: Brezi i ri duhet të informohet mbi të arriturat e vendit në dekadat e fundit

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025
Maqedoni

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Maqedoni

VLEN forcon mobilizimin në Dibër: Mbështetje unanime për kandidaturën e Fisnik Melës

04/08/2025
Maqedoni

Kasami dhe Ganiu në Uashington: Tetova dhe Çairi anëtarë të rinj me të drejta të plota në Sister Cities International

04/08/2025
Maqedoni

Toshkovski dënoi thirrjet ksenofobike në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë dhe paralajmëroi veprime procedurale nga ana e MPB-së

04/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, dëgjova zërin e Gazi Babës

04/08/2025
Next Post
Grubi: Brezi i ri duhet të informohet mbi të arriturat e vendit në dekadat e fundit

Grubi: Brezi i ri duhet të informohet mbi të arriturat e vendit në dekadat e fundit

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill Festival

04/08/2025

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk