Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada

19/01/2024
NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake në disa dekada
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NATO javën e ardhshme do të fillojë një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në disa dekada, e cila ka për qëllim të tregojë se aleanca perëndimore është e gatshme të mbrojë territorin e saj në kufirin me Rusinë, tha një zyrtar i saj në Bruksel.

Në stërvitjen, që do të zgjasë disa muaj, do të angazhohet një personel ushtarak prej 90 mijë trupash.Stërvitja vjen në një kohë kur në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës asnjëra palë nuk po përparon. NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt, megjithëse shumë vende anëtare kanë dërguar armë në Ukrainë dhe kanë stërvitur forcat e saj ushtarake.

Disa muaj para se Presidenti Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të sulmonin Ukrainën në shkurt të vitit 2022, NATO filloi të shtonte praninë e saj me trupa dhe pajisje në krahun e saj lindor, që kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Ky ishte përforcimi më i madh ushtarak i aleancës perëndimore që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Manovrat ushtarake kanë për qëllim të frenojnë Moskën nga vënia në shënjestër e vendeve anëtarë të NATO-s, që kufizohen me Rusinë.
Stërvitja “Steadfast Defender 24” “do të dëshmojë se NATO mund të kryejë operacione të ndërlikuara në shumë fusha dhe në çdo kohë për disa muaj në një hapësirë prej mijëra kilometrash, nga pjesa më e largët veriore e Evropës deri në atë qendrore dhe lindore”, tha një zyrtar i aleancës me 31 vende anëtare.

Trupat do të dislokohen në Evropë deri në fund muajit maj, në kuadër të asaj që NATO e quan “simulim i skenarëve emergjent të konfliktit me një armik të afërt”. Sipas planit të ri të NATO-s për mbrojtjen, armiqtë e saj kryesorë janë Rusia dhe organizatat terroriste.

“Aleanca do të tregojë aftësitë e saj në përforcimin e zonës Euro-Atlantike përmes lëvizjes transatlantike të forcave të saj nga Amerika e Veriut”, tha për gazetarët komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan Christopher Cavoli.

Gjeneral Cavoli tha se stërvitja do të tregojë “unitetin, forcën dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin”.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer tha se kjo do të tregojë se “ne mund të sjellim një numër rekord trupash dhe të zhvillojmë një stërvitje brenda një territori të madh, në të gjithë aleancën dhe oqeanin (Atlantik) nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.”

Admirali Bauer tha se ky është “një ndryshim i madh” krahasuar me numrin e trupave në stërvitjet e vitit të kaluar.

Sekretari britanik i mbrojtjes Grant Shapps tha se, në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Britania do të angazhojë 20 mijë trupa, avionë luftarakë, luftanije dhe nëndetëse, një pjesë e të cilave do të dislokohen në Evropën Lindore nga muaji shkurt deri në qershor./VOA/

Previous Post

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit

Next Post

“Bashkimi Evropian fillon punën për sanksione të reja ndaj Rusisë”

Related Posts

Botë

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

03/10/2025
Botë

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
Botë

Izraeli ndalon shumicën e anijeve me ndihma të cilat ishin nisur për në Gazë

02/10/2025
Botë

Incident në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia

02/10/2025
Next Post
“Bashkimi Evropian fillon punën për sanksione të reja ndaj Rusisë”

“Bashkimi Evropian fillon punën për sanksione të reja ndaj Rusisë”

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

03/10/2025

Fatmir Limani: Nuk e bëri askush për 40 vjet – Spitalin e Kërçovës do ta bëj unë

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk