Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

NATO forcon kufirin lindor/ Trump: Vendet e aleancës të mos blejnë naftën ruse

13/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke theksuar se një veprim i tillë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në Truth Social kreu I shtëpisë së bardhë kritikoi disa shtete të aleancës veriatlantike për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse”.

“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese mbi Rusinë”, u shpreh Trump.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë aleanca duhet të veproj sipas direktivave të tij.

“Kjo nuk është LUFTË E TRUMPIT nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President!, është LUFTA e Bidenit dhe Zelenskyt. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar në ndalimin e saj dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase. 7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI! Nëse NATO bën siç them unë, lufta do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Përndryshe, ju thjesht po humbni kohën time dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara”, vijoi më tej Trump.

Këto deklarata të Trump vijnë ndërsa NATO-s njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje kjo që rriti tensionet.

Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin amerikan.

“Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer të drejtuesve tanë të lartë”, tha Mark Rutte.

Ndërkohë Grynkeëich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Previous Post

Shkupi pa fat në Strumicë, humb me rezultat minimal dhe mbetet ende pa pikë

Next Post

LSDM: VMRO po e lë Shkupin t’i zihet fryma

Related Posts

Aktuale

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

04/10/2025
Aktuale

2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut

04/10/2025
Botë

Hamas i thotë “PO” planit të Trump, lirojmë pengjet, por kanë një kusht

04/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

04/10/2025
Aktuale

Erëra të forta dhe bora kaplojnë rajonin e Mavrovës,ndërpritet energjia elektrike

03/10/2025
Botë

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025
Next Post

LSDM: VMRO po e lë Shkupin t’i zihet fryma

Liverpooli i bën gati 150 milionë euro për pasardhësin e Salahut

04/10/2025

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

04/10/2025

Aziri: Bujar Osmani e mbyti Çairin në plehra për të shpëtuar shokët e tij BDI-së, LEVICËS dhe Arsovskës

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk