Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Naama Levi, një vajzë 19-vjeçare me origjinë nga Maqedonia është rrëmbyer më 7 tetor gjatë hyrjes së pjesëtarëve të Hamasit në Izrael. Informacionin për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase e ka konfirmuar Rashel Levi Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës. Në rrjetet sociale tashmë është publikuar edhe një video e 19-vjeçares Naama Levi, ku shihet se ajo është maltretuar. Kërkesë për ndihmë i është dërguar edhe komunitetit hebre në Maqedoni, për të konfirmuar origjinën e saj maqedonase, të cilën, siç pretendohet, e ka nga stërgjyshja. “Më lajmëroi z. Shaul Levi, i cili i ka rrënjët nga Maqedonia, dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që të lirohet mbesa e tij. Ajo është aktiviste për paqe, por është rrëmbyer dhe dërguar në Gazë. Ka dëshmi dhe një video të saj”, ka deklaruar profesoresha Drumer për Zërin e Amerikës. Sipas të dhënave të cilat i kanë dërguar të familjarët e vajzës, stërgjyshja e saj Grasia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893, në familjen e Haim dhe Sara Bivas. Gjyshja, si vajzë, rreth vitit 1900, ka shkuar në Izrael ku ndër vite ka krijuar familje. Vajza Naama Levi është një nga pasardhësit e saj. “Por, është rrëmbyer, ka fotografi që është gjallë, por shihet edhe se është përdhunuar. Kërkohet ndihmë, të shihet nëse përmes kësaj që ka rrënjë nga Maqedonia mund të bëhet diçka. Në të po punoj tani”, thotë profesoresha Drumer. Vajza e rrëmbyer Naama Levi ka qenë pjesë e organizatës së paqes “Duart e paqes””, misioni i së cilës ishte të inkurajonte të rinjtë nga Izraeli, Palestina dhe Amerika që të bëhen promovues të paqes. Për rrëmbimin e Naamit kanë njoftuar edhe nga organizata “Duart e paqes”. Sipas institucioneve ushtarake izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor, janë rrëmbyer 242 izraelitë. Prej tyre katër janë liruar deri më tani, ndërsa një është shpëtuar. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë që ndodheshin në Izrael, si dhe në Gazë, jnaë evakuuar dhe kanë mbërritur në vend përmes fluturimeve speciale humanitare.

09/11/2023

0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Naama Levi, një vajzë 19-vjeçare me origjinë nga Maqedonia është rrëmbyer më 7 tetor gjatë hyrjes së pjesëtarëve të Hamasit në Izrael.

Informacionin për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase e ka konfirmuar Rashel Levi Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar edhe një video e 19-vjeçares Naama Levi, ku shihet se ajo është maltretuar. Kërkesë për ndihmë i është dërguar edhe komunitetit hebre në Maqedoni, për të konfirmuar origjinën e saj maqedonase, të cilën, siç pretendohet, e ka nga stërgjyshja.

“Më lajmëroi z. Shaul Levi, i cili i ka rrënjët nga Maqedonia, dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që të lirohet mbesa e tij. Ajo është aktiviste për paqe, por është rrëmbyer dhe dërguar në Gazë. Ka dëshmi dhe një video të saj”, ka deklaruar profesoresha Drumer për Zërin e Amerikës.

Sipas të dhënave të cilat i kanë dërguar të familjarët e vajzës, stërgjyshja e saj Grasia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893, në familjen e Haim dhe Sara Bivas. Gjyshja, si vajzë, rreth vitit 1900, ka shkuar në Izrael ku ndër vite ka krijuar familje. Vajza Naama Levi është një nga pasardhësit e saj.

“Por, është rrëmbyer, ka fotografi që është gjallë, por shihet edhe se është përdhunuar. Kërkohet ndihmë, të shihet nëse përmes kësaj që ka rrënjë nga Maqedonia mund të bëhet diçka. Në të po punoj tani”, thotë profesoresha Drumer.

Vajza e rrëmbyer Naama Levi ka qenë pjesë e organizatës së paqes “Duart e paqes””, misioni i së cilës ishte të inkurajonte të rinjtë nga Izraeli, Palestina dhe Amerika që të bëhen promovues të paqes.

Për rrëmbimin e Naamit kanë njoftuar edhe nga organizata “Duart e paqes”.

Sipas institucioneve ushtarake izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor, janë rrëmbyer 242 izraelitë. Prej tyre katër janë liruar deri më tani, ndërsa një është shpëtuar.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë që ndodheshin në Izrael, si dhe në Gazë, jnaë evakuuar dhe kanë mbërritur në vend përmes fluturimeve speciale humanitare.

Previous Post

Gjoba për 220 shoferë në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Next Post

Në dy shkolla të Hamburgut kërcënojnë mësuesit, 400 policë u angazhuan për të arrestuar katër nxënës

Related Posts

Maqedoni

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

18/10/2025
Aktuale

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

18/10/2025
Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Next Post
Në dy shkolla të Hamburgut kërcënojnë mësuesit, 400 policë u angazhuan për të arrestuar katër nxënës

Në dy shkolla të Hamburgut kërcënojnë mësuesit, 400 policë u angazhuan për të arrestuar katër nxënës

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk