Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Myftiu i Strugës Murtishi: Nuk mbështesim parti, qëndrojmë me vendimin e BFI-së

20/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Myftiu i Strugës, Adi Murtishi ka reaguar pas lajmit të publikuar në Ora24.tv se anëtarë të muftinisë dhe hoxhallarë të caktuar kanë filluar fushatë publike për kandidatët partiak, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Për Ora24.tv, Muftiu thotë se qëndrojnë në vendimin e sjellë disa ditë më parë nga Bashkësia Fetare Islame – BFI.

“Ne qëndrojmë në vendimin e Bashkësisë Fetare Islame, se nuk mbështesim e përkrahim parti politike. Në zyrat e Muftinisë janë të mirëseardhur të gjithë! Lidhur me rastin e imamit, ja tërhoqëm vërejtjen dhe i largoi postimet”, përgjigjet Muftiu i Muftinisë së Strugës, Adi Murtishi.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve të Strugës dhe rrethinës, Ora24.tv, njoftoi më parë, se anëtarë të caktuar të Muftinisë së Strugës dhe Imam, prej kur ka filluar të shfaqjet në teren kandidati i Arsim Dalipi si kandidat i grupacionit të Ziadin Selës brenda AKI-së, gjatë takimeve me qytetarët, ai vazhdimisht pritet nga ndonjë përfaqësues i Muftinisë së Strugës, ose ndonjë hoxhë.

Konkretisht janë imami i Tateshit të Epërm i cili ka bërë postime publike në rrjetet sociale, me thirrje për mbështetjen e Arsim Dalipit, por edhe pritjen e tij në fshat, më pas edhe referenti i Muftinisë, Mevlur Aliu, i cili është nip i ish-ministrit të BDI-së, Jeton Shaqiri, por edhe Sekretari i Muftinisë, Shefit Ajredini, i cili kryeson pritjen e kandidatit të AKI-së në fshatin Shum.

Varcosin
Проширените вени стануваат здрави! Еве што треба да правиш
×
Siç flasin zëra mes banorëve të Strugës, anëtarë të Muftinisë së Strugës dhe administratorë, e shoqërojnë kandidatin edhe nëpër takime nëpër konaqe, në vendbanime të ndryshme

Por ditë më parë vetë BFI, doli me vendim të qartë ku tregon se bartësit e posteve fetare dhe përfaqësuesit e fesë nuk duhet të shfrytëzohen për politikë:

Me rastin e vendimit të Kuvendit të RMV për zgjedhjet lokale Bashkësia fetare islame e RMV del me këtë:

“DEKLARATË PËR OPINION

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë që merret ekskluzivisht me organizimin e jetës fetare islame dhe, si e tillë, është plotësisht apolitike dhe apartiake

Sipas normativës së saj, ndalohet që bartësit e funksioneve fetare – nga niveli republikan deri tek ai lokal – të përdorin postin e tyre dhe objektet fetare për qëllime politike, në shërbim të cilësdo parti apo kandidati që garon në zgjedhje parlamentare apo lokale.

Votimi për një opsion politik të caktuar mbetet çështje individuale dhe personale.

Prandaj, apelojmë tek të gjitha institucionet, entet, organet dhe faktorët e Bashkësisë Fetare Islame që të mos keqpërdorin pozicionet e tyre për qëllime politike

Me këtë rast, Bashkësia Fetare Islame shpreh urimet e saj për të gjithë garuesit në zgjedhjet lokale, duke ju dëshiruar gara korrekte, demokratike, të qeta dhe zhvillimin e një ambienti paqësor gjatë gjithë procesit zgjedhor – për të mirën e përbashkët të shoqërisë sonë.

Ju priftë e mbara.

ZYRA PËR INFORMIM PRAN BFI E Rmv-së”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Previous Post

Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Next Post

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

Related Posts

Maqedoni

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025
Maqedoni

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025
Maqedoni

A do të rritet çmimi i apartamenteve?! Financat analizojnë – 5% apo 18% TVSH për apartamentin e parë në vitin e ri

20/08/2025
Maqedoni

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

20/08/2025
Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

20/08/2025
Next Post

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025

Shkëndija e pranon favorit Ludogoretsin, por shpreson në rezultat pozitiv

20/08/2025

Akuzohej se ishte burrë, boksierja që fitoi medalje olimpike i jep fund karrierës

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk