Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Musk po largohet nga administrata e Trumpit

30/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elon Musk dha edhe një sinjal se po tërhiqet nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë në një takim në Shtëpinë e Bardhë sot se ishte një nder të punonte me kabinetin e Trumpit.

Musk u tha investitorëve se do të rikthehej te Tesla ndërsa pritet që të ndalojë angazhimet në qeveri deri në fund të këtij muaji, përcjell Insajderi.

“Ju jeni trajtuar padrejtësisht, por shumica dërrmuese e njerëzve në këtë vend ju respektojnë dhe ju vlerësojnë jashtëzakonisht shumë, dhe e gjithë kjo sallë mund ta thotë këtë me bindje. Ju keni qenë një ndihmë e jashtëzakonshme”, i tha Trump, Muskut. “Je i ftuar të qëndrosh sa të duash. Në një moment, besoj, do të dëshirojë të kthehet në shtëpi, te veturat e tua”, shtoi lideri amerikan, shkruan cnn.

Kabineti e duartrokiti Muskun, i cili tha se i kishte kursyer 160 miliardë dollarë qeverisë federale, ndjeshëm më pak se objektivi fillestar prej 2 trilionë dollarësh. Por, muajt e fundit ai kishte filluar ta zbusë këtë pretendim, duke thënë në janar se 1 trilion do të ishte një “rezultat epik”.

“Shumë gjëra janë në proces. Ai numër mund të dyfishohet, madje edhe të trefishohet”, tha 78-vjeçari.

Trump e ka pranuar disa herë se Musk, në një moment, do të duhej të largohej dhe të rikthehej te kompanitë e tij.

Më herët këtë muaj, u raportua për një debat me zë të lartë mes Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, dhe Muskut — që zëdhënësja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e quajti “pjesë e një procesi të shëndetshëm debati”.

Musk gjithashtu është përplasur me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për shkurtimet në Departamentin e Shtetit.

 

Previous Post

Kos thotë se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiq viziton Moskën

Next Post

Bakiu: Vjedhja e Bredhave nga Oborri i Kopshtit është Vjedhje ndaj Fëmijëve Tanë!

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Bakiu: Vjedhja e Bredhave nga Oborri i Kopshtit është Vjedhje ndaj Fëmijëve Tanë!

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk