Sonte në Çair, VLEN bëri hapjen e shtabit zgjedhor, e cila u shndërrua në një miting të vërtetë partiak. Qindra përkrahës të zjarrtë të kandidatit për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vërshuan rrugët e lagjes duke dhënë një mesazh të qartë: Çairi është me VLEN-in.
Bartësi i listës së këshilltarëve të VLEN-it në këshillin e komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ishte ai që bëri hapjen solemne të shtabit, ku emocionet dhe entuziazmi i qytetarëve mbizotëruan atmosferën.
Në fjalimin e tij para qytetarëve, Murtezi theksoi:
“Sikur të ma kishte lejuar skenari dhe rrethanat do të kisha qëndruar para jush pa thënë asnjë fjalë, do kisha qëndruar para kësaj pamjeje mahnitëse që reflekton fitoren e 19 Tetorit, fitoren e VLEN-it në Çair dhe gjithandej. Prezenca juaj sonte është paralajmëri më i mirë i fitores sonë. Unë besoj se bashkë do të korrim fitoren e bereqetshme dhe këtë fitore do ta konfirmojmë që në raundin e parë. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të kalojmë në komoditet, kjo prezencë madhështore duhet të na jep motivim shtesë, të trokasim në çdo derë, të fitojmë zemrën e çdo qytetari tonë pasi Çairi është shtëpia jonë e përbashkët, është zemra jonë dhe me këtë rast të gjithë bashkë themi VETËM për ty Çair,” deklaroi Murtezi.