Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dje, me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi, e dorëzuam listën e këshilltarëve të koalicionit VLEN për komunën e Çairit, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Kjo nuk është thjesht një listë emrash, por një ekip njerëzish të dalluar dhe të respektuar, njerëz që qytetarët i njohin, u besojnë dhe i takojnë çdo ditë në lagjet e tyre, në treg e në çarshi, në shkolla, në biznese dhe në familjet e tyre. Kështu ka thënë Muhamed Murtezi, bartës i Listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Çairit, ndërsa ka shtuar se ndjehet krenar që kam nderin të udhëheq këtë listë dhe është i bindur se pikërisht me këta njerëz do ta sjellim fitoren e madhe në Çair.

“Vizioni ynë është që Çairi të bëhet qendër e jetesës urbane, kulturës, arsimit dhe shkencës për shqiptarët. Komuna e Çairit meriton të jetë shembull i një mjedisi modern urban, me rrugë të pastra e infrastrukturë cilësore, parqe të rregulluara e komunikacion të lehtësuar, qendra të reja arsimore dhe aktivitete sportive e kulturore, të cilat e pasurojnë jetën e çdo banori. Kjo listë këshilltarësh dhe kandidati ynë për kryetar komune, Izet Mexhiti, janë garanci e përkushtimit dhe punës që Çairi të bëhet një qendër e rëndësishme e zhvillimit për shqiptarët, një vend ku të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre, ku të moshuarit do të gjejnë rehatinë dhe sigurinë e nevojshme”, ka thënë Murtezi, ndërsa ka shtuar se është është i hapur për debate miqësore dhe konstruktive me bartësin e listës dhe listën e këshilltarëve nga AKI, për të përballur idetë dhe konceptet, planet dhe projektet konkrete katërvjeçare.

“Në media, në çarshi, në konaqe, para kamerave dhe para njerëzve, të themi kush çka ofron dhe çfarë plane e projekte ka. Qytetarët kanë të drejtë të dëgjojnë dhe të shohin çfarë ofrojmë dhe si do të punojmë në mandatin që do ta fitojmë. Ne jemi të gatshëm për një garë të ndershme dhe të sinqertë. Të tregojmë kapacitetet tona demokratike. Demokracia nënkupton mirëkuptim të ndërsjellë dhe respektim të qytetarëve, ndërsa kjo më së miri arrihet duke zhvilluar një fushatë të qetë dhe të pastër, si dhe duke ua ofruar mundësinë qytetarëve tanë për të vlerësuar se kush e ka vizionin më të qartë, planin më të realizueshëm dhe projektet më të mira, dhe rrjedhimisht kësaj, se kush e meriton besimin dhe votën e tyre me 19 tetor”.

Previous Post

Ku ishte dje kryeministri Mickoski? Ja si përgjigjet Miteva

Next Post

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

Related Posts

Maqedoni

Shpërthen gypi i ujësjellësit, gjysma e Shkupit pa ujë!

06/10/2025
Aktuale

Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hynë në javën e dytë

06/10/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

06/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

05/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

06/10/2025
Maqedoni

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Next Post

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

“Wizz Air është si një skemë piramidale, ka probleme serioze dhe nuk ka të ardhme”, thotë drejtori i Ryanair, O’Leary

06/10/2025

Shpërthen gypi i ujësjellësit, gjysma e Shkupit pa ujë!

06/10/2025

Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hynë në javën e dytë

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk