Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Murtezani në Samitin e 9-të Ekonomik Ballkanik në Shkup

16/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e sotme, ky Samit i 9-të Ekonomik Ballkanik i organizuar nga RUMELISAID, nuk është vetëm platformë për diskutime ekonomike, në fakt është edhe konfirmim për lidhshmërinë dinamike të rajonit tonë. Ky Samit është edhe një konfirmim i lidhjeve të fuqishme dhe miqësore që lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Turqisë. Këto marrëdhënie, të cilat thellë janë të rrënjosura në historinë dhe kulturën tonë të përbashkët, sot po manifestohen përmes bashkëpunimit intensiv në shumë fusha, duke e përfshirë edhe ekonominë.

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë të sinqerta, dinamike, strategjike dhe të orientuara drejt ardhmërisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie të mira, por edhe për mirëkuptim të përbashkët për kontekstin rajonal, për mbështetje të ndërsjellë në momente kyçe dhe për hapa të koordinuar në nisma me interes të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë bilateral mbulon spektër të gjerë: nga politika e lartë dhe mbrojtja, përmes ekonomisë dhe tregtisë, deri në arsim dhe shkëmbim kulturor. Turqia është një nga partnerët e huaj më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, por më e rëndësishmja, ajo është partnere që ka interes afatgjatë në stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit.

Në kohë kur ekonomia globale po ballafaqohet me sfida të paparashikueshme, ngjarje si Samiti i sotëm kanë peshë të veçantë. Ato janë mundësi jo vetëm për analiza, por edhe për vendosjen e qëllimeve konkrete. Për ne, thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, posaçërisht në fushat e investimeve, ekonomisë digjitale, teknologjive të gjelbra dhe ndërlidhjes infrastrukturore, është e rëndësisë thelbësore. Besojmë në parimin e plotësueshmërisë së ndërsjellë, jo si retorikë, por si model i rezultateve konkrete. Maqedonia e Veriut ofron stabilitet, parashikim të tregut dhe perspektivë evropiane; Turqia, nga ana tjetër, sjell përvojë, kapital dhe rrjet rajonal. Ky kombinim është mundësia jonë e përbashkët dhe ajo duhet të shfrytëzohet.

Personalisht, si dikush që pati mundësi të studiojë në Turqi, thellësisht e vlerësoj afërsinë dhe mbështetjen që dy vendet tona i japin njëri-tjetrit. Si Ministri për Çështje Evropiane, ne jemi të përkushtuar për krijimin e klimës së favorshme të biznesit dhe të promovimit të standardeve evropiane në ekonominë tonë. Po punojmë në përmirësimin e kuadrit rregullator, uljen e burokracisë dhe në sigurimin e transparencës dhe parashikueshmërisë për investitorët. Maqedonia e Veriut qëndron e fuqishme në rrugën drejt integrimit evropian, ndërkaq bashkëpunimi ekonomik dhe investimet e huaja janë kyçe për arritjen e këtij qëllimi strategjik.

Previous Post

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

Next Post

Ali Ahmeti përgëzon organizimin e Samitit në Tiranë

Related Posts

Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Next Post

Ali Ahmeti përgëzon organizimin e Samitit në Tiranë

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk