Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Pragë mbajti takim pune me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorzhak. Në kuadër të bisedimeve u theksua bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësor midis dy vendeve dhe u riafirmua angazhimi strategjik për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimi i bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian. Ministri Dvorzhak shprehu mirënjohje për progresin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të reformave si bazë për negociatat aderuese për anëtarësim në Union.

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e zëshme dhe konsistente të Republikës Çeke për politikën e zgjerimit, duke theksuar rolin e saj si partner parimor dhe të besueshëm në këtë proces strategjik. Ai theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut, ku transferimin e përvojës dhe ekspertizës institucionale çeke në fushën e negociatave aderuese dhe shfrytëzimi i fondeve evropiane paraqet burim të rëndësishëm për progresin e kapaciteteve nacionale. Murtezani dhe Dvorzhak vlerësuan se zbatimi konsistent i reformave nuk është vetëm parakusht për progresin e negociatave aderuese në Union, por edhe faktor thelbësor për përforcimin e besimit dhe besueshmërisë së të gjithë procesit euro-integrues.

Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e zhvillimit dhe ndihmës teknike, si dhe bashkëpunimi i frytshëm deritanishëm përmes instrumenteve IPA Tuining dhe TAIEX. Ministri Murtezani theksoi se ekzistojnë mundësi e rëndësishme për thellimin e këtij bashkëpunimi në më shumë sektorë, duke përfshirë edhe projektet e përbashkëta në kuadër të programeve territoriale evropiane, siç janë Interreg Europe dhe Euro-Med. Ministri Dvorzhak theksoi se Republika Çeke është e gatshme të ndajë përvojën e saj në fushën e politikave evropiane dhe të mbështesë përforcimin institucional të Maqedonisë së Veriut përmes formave të reja të partneritetit. Ministrat Dvorzhak dhe Murtezani përshëndetën realizimin e suksesshëm të më shumë projekteve të rëndësishme të mbështetura nga Ambasada e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të kahësuar drejt përmirësimit të kushteve në arsim, me theks të veçantë tek fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe inkurajimin e zhvillimit lokal përmes rregullimit të shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta dhe mbështetjes së iniciativave rinore. Njëherit u shqyrtua edhe mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral zhvillimor në fusha të reja me interes të ndërsjellë, duke përfshirë edhe shkëmbimin e ekspertizës dhe njohurive relevante për integrimin evropian.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e dialogut të rregullt politik dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik, institucional dhe zhvillimor, me vizion të përbashkët për rajon të qëndrueshëm, prosperues dhe të integruar evropian.

Previous Post

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

Next Post

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

Related Posts

Maqedoni

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

17/09/2025
__kateg

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Maqedoni

Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë

17/09/2025
Maqedoni

Struga – Shkëndija barazojnë, humb Shkupi

17/09/2025
Maqedoni

Kryetari Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

17/09/2025
Maqedoni

VLEN akuzon Bujar Osmanin për prokurime korruptive në MPJ: “Shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete”

17/09/2025
Next Post

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

17/09/2025

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk