Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

08/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, e cila po zhvillohet sot dhe nesër në Tiranë, Shqipëri. Ministri Murtezani ishte adresues në panel diskutimin me temë „Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim evropian i përbashkët“, në kuadër të ditës së parë të Konferencës.

Gjatë adresimit të tij, ministri z.Orhan Murtezani, theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropiani për vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet zgjedhje vlerash bazuar në të ardhmen e përbashkët, e jo vetëm proces teknik. Ai potencoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës evropiane përmes implementimit të reformave thelbësore, të mbështetura nga Instrumenti për Ndihmë para-aderimit dhe Instrumentit për reforma dhe rritje, në kuadër të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor.

Ministri rikujtoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila e shndërroi Maqedoninë e Veriut në demokraci funksionale multietnike dhe mundësoi rol aktiv politik dhe institucional për shqiptarët në shtet. Ky model, siç u shpreh minstri, është dëshmi se diversiteti paraqet fuqi e cila e përforcon stabilitetin dhe është vlerë e cila përkon me standardet evropiane. Murtezani gjithashtu iu referua nevojës për thellim të lidhjes rajonale përmes projekteve të përbashkëta kulturore dhe infrastrukturore. Ministri theksoi Korridorin 8-të si simbol i integrimit dhe lidhjes evropiane i cili njëkohësisht lehtëson tregtinë dhe përforcon bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit. Në këtë kontekst ai theksoi edhe rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, të cilat kontribuojnë në krijimin e identitetit të përbashkët evropian.

Në porositë e tij, MÇE z.Murtezani u shpreh se bashkësitë shqiptare në rajon kanë rolin e urave lidhëse natyrore për dialog dhe mirëkuptim, të cilat kontribuojnë në marrëdhënie të fqinjësisë së mirë; një nga kriteret kyçe për anëtarësimin në Unionin Evropian. Ai tha se shqiptarët në rajon gjithmonë kanë qenë aktivë në ndërtimin e institucioneve, përforcimin e kohezionit social dhe avancimin e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit, e cila paraqet vlerë kyçe, si evropiane poashtu edhe shoqërore.

Në përmbyllje të adresimit e tij, ministri Murtezani iu thirr fjalëve të shkrimtarit Ismail Kadare: „Europa është shtëpia jonë dhe ne nuk kemi tjetër“, duke nënvizuar se kjo porosi është konfirmim i përkushtimit të përbashkët për të ardhme evropiane e të gjithë rajonit.

Previous Post

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

Next Post

Përgjimet, Mickoski premton përgjegjësi

Related Posts

Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Punë, jo fjalë-fillojmë rikonstruimin e tërësishëm të rrugës

08/09/2025
Aktuale

MPB: Ndërpritet trafiku në rrugën nga Kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit për shkak të një aksidenti, automjetet po devijohen në rrugë dytësore

08/09/2025
Maqedoni

Përgjimet, Mickoski premton përgjegjësi

08/09/2025
Maqedoni

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

08/09/2025
Next Post

Përgjimet, Mickoski premton përgjegjësi

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025

Mexhiti: Punë, jo fjalë-fillojmë rikonstruimin e tërësishëm të rrugës

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk