Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Murtezani në KÇP në Bruksel: “Mekanizmi për sundimin e ligjit paraqet pasqyrë të ndërgjegjes sonë demokratike”

16/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua me ftesë të Presidencës daneze të Këshillit të BE-së, takim i cili i përkushtohej sundimit të ligjit. Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për të qenë në të njëjtën tryezë në takimin formal të KÇP-së, së bashku me vendet anëtare, në kuadër të mekanizmit evropian për sundimin e ligjit. Takimi u përqëndrua në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025 dhe gjendjen në katër fushat si: sistemin gjyqësorë, mekanizmin kornizë kundër korrupsionit, lirinë dhe pluralizmin e mediave, dhe çështjet institucionale të lidhura me mekanizmat kontrolluese.
Në adresimin e tij, ministri Murtazani theksoi se përfshirja e Maqedonisë së Veriut në Mekanizmin për sundimin e ligjit është konfirmim i fuqishëm i perspektivës evropiane për vendin dhe vlerësim për progresin e tij. Ai u shpreh se pjesëmarrja në Këshillin formal për çështje të përgjithshme, për vitin e dytë radhazi, paraqet porosi të qartë se vendet kandidate janë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e sundimit të ligjit në të gjithë Evropën. Murtazani gjithashtu theksoi se Raporti për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Maqedoninë e Veriut konfirmon progresin real, por njëkohësisht mbeten sfidat të cilat nuk duhet të neglizhohen. Në vazhdim, ai potencoi se sundimi i ligjit nuk është vetëm kusht për anëtarësim, por bazë mbi të cilën ndërtohet besimi në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Sipas tij, reformat në këtë fushë janë në interes të përbashkët, pasi institucionet më të fuqishme dhe konsekuenca më e madhe në drejtësi kontribuojnë drejt stabilitet dhe zhvillimit jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë rajonin.
Murtazani rikujtoi në adresimin e fundit të Presidentes së Komisionit Evropian në Strasburg, se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se zgjerimi është interes strategjik për gjithë Evropën. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut merr pjesë në Këshill jo si vëzhgues, por si partner i cili kontribuon në mënyrë aktive në përpjekjet e përbashkëta për avancimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Murtazani e përmbylli adersimin e tij me porosinë se, duke e përforcuar sundimin e ligjit në vend, Maqedonia e Veriut fuqizon edhe Bashkimin Evropian dhe se ky proces nuk është vetëm prioritet nacional, por investim i përbashkët në stabilitet, siguri dhe të ardhmen e mbarë Evropës.

Previous Post

Mickoski paralajmëron: Ata që ndezin zjarre qëllimisht do të konsiderohen terroristë!

Next Post

Mickoski nesër për vizitë në Kumanovë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

11/10/2025
Maqedoni

Mickoski: PO për Bashkimin Evropian, JO për kushtet dypalëshe, PO për garanci nga Këshilli Evropian

11/10/2025
Maqedoni

Dëshmi të reja për tragjedinë në Koçan! Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

11/10/2025
Maqedoni

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

11/10/2025
Next Post

Mickoski nesër për vizitë në Kumanovë

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk