Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Murtezani dhe Rokas: Plani për rritje dhe reformat sjellin perspektivë konkrete evropiane për qytetarët dhe ekonominë

28/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, mbajtën pres-konferencë të përbashkët në të cilën i prezantuan aspektet kryesore të Planit për Rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Rokas theksoi mbështetjen e fuqishme nga Bashkimi Evropian përmes masave konkrete financiare dhe strategjike, të cilat do të mundësojnë përshpejtimin e reformave, përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ministri Murtazani iu referua rëndësisë së komunikimit të qartë, transparent dhe efektiv me qytetarët, duke prezantuar Planin për komunikim dhe vizibilitet të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese 2024-2027 të Maqedonisë së Veriut, i cili është i dedikuar për rritjen e besimit në proceset reformuese dhe vizibilitet më të madh të përfitimeve konkrete nga procesi eurointegrues.

Në vazhdim vijon fjalimi i ministrit Murtezani:
I nderuar Ambasador Rokas, Të nderuar përfaqësues të mediave,

Në fillim, do të doja të shpreh falënderimin tim ndaj euroambasadorit Mihalis Rokas, jo vetëm për praninë e tij këtu sot, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që e kemi me Delegacionin e Bashkimit Evropian në punën e përditshme të Ministrisë për Çështje Evropiane, përfshirë edhe në procesin e përgatitjes së këtij Plani të rëndësishëm për komunikim dhe vizibilitet të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës Reformuese për vitin 2024 – 2027 të Maqedonisë së Veriut.

Siç pata mundësinë që dje të theksoj në punëtorinë e organizuar nga Ministria për Çështje Evropiane, përkushtuar pikërisht këtij Plani për komunikim dhe vizibilitet: komunikimi i menduar mirë dhe i realizuar nuk është vetëm hap formal ose detyrë administrative. Përkundrazi, komunikimi është çelësi për suksesin e reformave. Qartësia, transparenca dhe kuptueshmëria janë parakushte që qytetarët të ndjejnë se reformat janë të tyre dhe se integrimi evropian nuk është koncept i largët dhe abstrakt, por mundësi konkrete dhe e prekshme për jetë më të mirë.

Përmes këtij Plani, qytetarët do të munden qartë t’i dallojnë rezultatet dhe efektet konkrete të reformave – nga përmirësimi i mjedisit biznesor dhe hapja e vendeve të reja të punës, deri te konkurrenca më e madhe ekonomike dhe përforcimi i institucioneve demokratike. Në këtë mënyrë, Plani jo vetëm që do të rrisë vizibilitetin e aktiviteteve të cilat i realizojmë me ndihmën e BE-së, por gjithashtu do të përforcojë besimin e qytetarëve në procesin reformues dhe të ardhmen evropiane të shtetit tonë.

“Plani për komunikim dhe vizibilitet, i krijuar me mbështetjen e fuqishme dhe në koordinim të ngushtë me Delegacionin e Bashkimit Evropian, përfqëson dokument strategjik. Gjithashtu ky është mesazh politik që Maqedonia e Veriut hapëron seriozisht dhe me përgjegjësi drejt të ardhmes së saj evropiane. “Plani është orientim i përcaktuar dhe përkushtim i qartë për transparencë, qiltërsi dhe përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve tanë. Për të arritur atë, ky Plan ka tre shtylla të qarta dhe të rëndësishme.”

1. E para është qasja e lehtë deri tek informatat e qarta dhe të sakta. Për këtë qëllim, do të krijojmë platformë online të specializuar, e cila do të jetë pikë qendrore për ndjekjen e të gjitha aktiviteteve, përparimit dhe rezultateve nga reformat. Kjo platformë do të sigurojë transparencë dhe do të mundësojë komunikim të drejtëpërdrejtë ndërmjet institucioneve dhe opinionit.

2. Elementi i dytë është përfishrja aktive e qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara relevante në procesin e reformave. Përmes ngjarjeve publike, diskutimeve dhe fushatave mediatike, do të mundësojmë komunikim dypalësh i cili do të nxisë dialog të hapur dhe do të ndërtojë partneritet të fuqishëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

3. Shtylla e tretë është njohja dhe konsistenca në komunikimin përmesë identitetit të vetëm vizual. Me zhvillim të logosë së qartë, skemë ngjyrash dhe markë vizuale, do të sigurojmë që çdo aktivitet i lidhur me reformat dhe Planin për rritje është lehtësisht i dallueshëm dhe përcjellë mesazhin për vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta evropiane.

Aktivitetet të lidhura me këtë Plan janë të strukturuara në tre faza: së pari, do të ndërtojmë koshiencën për reformat dhe mundësitë të cilat i ofron Plani për Rritje; së dyti, do të tregojmë rezultatet konkrete përmes historive të suksesshme të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve; dhe në fund, në fazën e tretë do t’i vlerësojmë aktivitetet tona të komunikimit dhe do t’i përshtatim sipas pritshmërive dhe nevojave tuaja.

Ky Plan nuk është vetëm për komunikim dhe vizibilitet, ai gjithashtu është plan për besim dhe të ardhme të përbashkët evropiane. Sot, dërgojmë mesazh të qartë se reformat janë sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët. Qeveria nuk duhet të hapërojë e vetme në rrugën evropiane, por së bashku me qytetarët e saj, me mbështetje dhe besim të fuqishëm te Bashkimi Evropian dhe me vizion e cila i tejkalon sfidat aktuale.

Qëllimi ynë nuk është vetëm të informojmë, por edhe të inspirojmë besim dhe pjesëmarrje aktive të të gjithëve në procesin e intergrimit evropian. Ky besim ndërtohet përmes komunikimit të qartë dhe transparent, i cili është i kuptueshëm për të gjithë – nga studentët dhe të rinjtë deri te komuniteti i biznesit, mediat dhe politikëbërësit.

Previous Post

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria është përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë e tragjedisë në Koçan

Next Post

VLEN: BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN: BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk