Italia do të ofrojë viza pune për gjysmë milioni qytetarë jo anëtarë të BE-së për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore. Qeveria ka miratuar gati 500,000 viza të reja pune për qytetarët jo anetarë të BE-së midis viteve 2026 dhe 2028 – duke filluar me 164,850 leje në vitin 2026.
Ky veprim vjen ndërsa Italia përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në industritë kryesore. Ky vendim është pjesë e një plani më të gjerë për të balancuar nevojat ekonomike me një kontroll më të rreptë të emigracionit, duke zgjeruar rrugët ligjore të punës, ndërsa vendi shtrëngon hyrjen e parregullt.
Kjo shënon nismën e dytë të më madhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Qeveria italiane ka njoftuar një limit prej 497,550 punonjësish të huaj që do të lejohen në Itali për periudhën 2026-2028. Dekreti, i datës 2 tetor 2025, është botuar në Gazetën Zyrtare më 15 tetor 2025.
Aplikimet për vizën e punës të sponsorizuar nga qeveria u hapën më 23 tetor 2023 dhe do të mbeten të disponueshme deri më 7 dhjetor 2025.










