Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Muller në prag të largimit nga Bayern

13/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern dhe Borussia Dortmund kanë barazuar 2:2 në xhiron e 29-të të Bundesligës.

Skuadra e kroatit Niko Kovaç kaloi në epërsi në minutën e 48-të me golin e Maximilian Beier, por Bayern arriti të kthejë shifrat.

Në minutën e 65-të Raphael Guerreiro shënoi për të barazuar, ndërsa Serge Gnabry shënoi për 2:1 me asistimin e Josip Stanishiq në minutën 69. Mysafirët morën një pikë me golin e Waldemar Anton në minutën e 75-të.

Bayern mbajti një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa Borussia Dortmund renditet e teta.

Thomas Muller asistoi në golin e parë dhe luajti deri në minutën e 81-të. Sulmuesi gjerman ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 38 paraqitje këtë sezon, i cili do të jetë i fundit i tij me klubin bavarez. Kontrata e tij skadon në verë, kur ai do të largohet nga klubi ku ka kaluar gjithë karrierën e tij.

Pas derbit mes rivalëve të mëdhenj, Muller ka bërë shaka me drejtorin sportiv të Dortmund Sebastian Kehl para kamerave televizive. Ai e pyeti se çfarë po planifikonte Borussia për sezonin e ardhshëm në lidhje me stafin e lojës, pas së cilës Kehl u përgjigj me shaka duke e pyetur nëse mund ta sjellin atë.

“Tifozët në Murin e Verdhë nuk do të dinin nëse të më hidhnin birrë apo trëndafila”, tha me shaka Muller.

Muri i verdhë quhet tribuna e stadiumit Signal Iduna Park, ku Borussia Dortmund luan ndeshjet në shtëpi dhe ku ndodhen tifozët më të mëdhenj të klubit verdhezi.

Müller është një sulmues 35-vjeçar që ka fituar 32 trofe me Bayernin. Ai ka 131 paraqitje dhe 45 gola për kombëtaren gjermane, me të cilën ishte kampion bote në vitin 2014. Nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë futboll dhe nëse po, për cilin klub, transmeton KosovaPress.

Në xhiron e radhës Bayern do të luajë si mysafir me Heidenheim dhe Borussia do të presë Borussia Mönchengladbach.

Previous Post

Sulm me raketa balistike ruse në Ukrainë, 32 viktima në Sumy

Next Post

Meloni dhe presidenti i Këshillit Europian dënojnë sulmin rus në Ukrainë

Related Posts

Sport

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025
Aktuale

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025
Next Post

Meloni dhe presidenti i Këshillit Europian dënojnë sulmin rus në Ukrainë

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk