Në një pasdite të ngrohtë në parkun e Sarajit, kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, zhvilloi një bashkëbisedim me Forumin e Grave të VLEN-it.
Takimi solli ide të reja, energji dhe vendosmëri për ndryshim. Elmazi theksoi se zëri i grave është një forcë e domosdoshme për ta bërë komunën më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Ai vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në proceset vendimmarrëse dhe theksoi se fuqizimi i tyre do të jetë një ndër prioritetet kryesore në drejtimin e ardhshëm të komunës.