Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin e komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ka shprehur gatishmërinë për një debat të hapur dhe publik me kundërkandidatin e tij nga koalicioni AKI, si dhe me anëtarët e listës për këshilltar të këtij subjekti politik.

Murtezi thekson rëndësinë e ballafaqimit të ideve dhe programeve para qytetarëve, në mënyrë që ata të kenë mundësi të informohen drejt dhe të zgjedhin me vetëdije të plotë më 19 tetor.

“Jemi të hapur për debat miqësor dhe konstruktiv – në media, në lagje, në oda apo para kamerave dhe qytetarëve – për të prezantuar projektet dhe planin tonë katërvjeçar. Le të shohin qytetarët kush çfarë ofron dhe kush ka vizion real për Çairin,” thekson Murtezi.

Ai e konsideron këtë debat si një shenjë të pjekurisë demokratike dhe një mundësi për të treguar respekt ndaj qytetarëve përmes transparencës dhe qasjes së hapur ndaj sfidave lokale.

“Demokracia nënkupton mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, dhe kjo arrihet më së miri përmes një fushate të qetë, të pastër dhe përmes mundësimit të qytetarëve që të gjykojnë vetë kush ka plan më të qartë dhe projekte më të realizueshme,” përfundon Murtezi.

VLEN, përmes këtij hapi sfidon koalicionin AKI dhe shpreh gatishmërinë për një garë të ndershme, transparente dhe me fokus në çështjet thelbësore për komunën e Çairit.

Previous Post

Shënohet histori/ Kush është 15-vjeçari që fitoi çmimin “Emmy”?

Next Post

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

Related Posts

Maqedoni

Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve kërkon drejtësi

06/10/2025
Biznes

Nga nesër Maqedobia pjesë e SEPA-s! Më shpejt dhe më lirë do të paguhet në euro

06/10/2025
Aktuale

KSHZ miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

06/10/2025
Maqedoni

OSBE: Në zgjedhjet lokale në RMV, dominojnë identiteti kombëtar dhe përfaqësimi etnik

06/10/2025
Maqedoni

EVN Maqedoni dhe MAKO CIGRE me vizion të përbashkët për një të ardhme energjetike

06/10/2025
Maqedoni

Kallëzim penal ndaj ndihmësit të ministrit të MPB-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

06/10/2025
Next Post

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

Këshilli iniciativë i Odës së Stomatologëve kërkon drejtësi

06/10/2025

Nga nesër Maqedobia pjesë e SEPA-s! Më shpejt dhe më lirë do të paguhet në euro

06/10/2025

KSHZ miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk