Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mucunski i zhgënjyer me Taravarin: Nuk duhet të bashkëpunojmë me ata që ndihmojnë BDI-në

26/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, si dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, ka theksuar se qëllimi i përbashkët me koalicionin VLEN ishte, ndër të tjera, që BDI të dërgohej në opozitë.

Mirëpo, tani kur BDI përditë përpiqet të ndezë tensione etnike, çdo kush që vepron në favor të BDI-së, vepron kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe VMRO-DPMNE nuk mund të bashkëpunojë me aktorë të tillë politikë, theksoi Mucunski.

Ai theksoi se shumica qeverisëse është plotësisht stabile dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë, edhe pse lideri i opozitës po e politizon temën.

Mucunski shtoi se sondazhet e opinionit publik e tregojnë këtë, dhe qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta shprehin qëndrimin e tyre për partitë në pushtet dhe opozitë.

“Është fakt që në VLEN ka një situatë specifike. Jam vërtet i zhgënjyer nga disa nga dukuritë që shfaqen atje, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se të gjithë së bashku, ndër të tjera, kemi punuar dhe kemi ndërmarrë hapa për ta dërguar në opozitë partinë politike që kishte rrëmbyer shtetin me veprime kriminale dhe keqpërdorime masive, e kjo është partia politike BDI, dhe konsiderojmë se kjo ishte një veprim pozitiv për gjithë shoqërinë në Maqedoni”, deklaroi Mucunski.

Ai theksoi se BDI, tani që është në opozitë, përpiqet përditë të krijojë imazhin e një lufte mes maqedonasve dhe shqiptarëve, edhe pse kjo nuk është realiteti, dhe se Qeveria po tregon rezultate konkrete.

“Problemi që kishte shoqëria ishte me BDI-në, jo me shqiptarët, dhe sado që ata përpiqen ta paraqesin si një realitet në terren, kjo nuk është gjendja faktike. Kemi një shumicë qeveritare dhe një qeveri që jep rezultate në fusha të ndryshme, që lufton kundër të gjitha atyre dukurive për të cilat BDI dhe LSDM ishin pararojë. Tani, që dikush sërish ndërmerrë veprime që ndihmojnë faktorë destabilizues si këta në shoqërinë e Maqedonisë, është një mënyrë e gabuar veprimi dhe është në kundërshtim me ato vlera evropiane për të cilat të gjithë flasim”, deklaroi ministri.

Mucunski shpjegoi se është i zhgënjyer nga Arben Taravari për shkak të veprimeve të tij, të cilat vetëm e ndihmojnë që BDI të funksionojë në terren.

“Jam vërtet i zhgënjyer, sepse për Arben Taravarin, si njeri dhe si koleg kam një mendim pozitiv dhe ai është dikush me të cilin duhet të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen. Por, njëkohësisht jam i zhgënjyer kur shoh se veprimet e tij të vetmet që bëjnë në terren janë të ndihmojnë funksionimin e BDI-së. Shpresoj që koalicioni VLEN do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët, por sigurisht, me një BDI të tillë dhe me këdo që bashkëpunon me një BDI të tillë të pa reformuar, nuk mendoj se VMRO-DPMNE duhet të bashkëpunojë”, përfundoi Mucunski për Sitel.

Previous Post

Vrasja në Bit Pazar – LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, siguria e qytetarëve është në rënie

Next Post

Broja përfundon në tribunë për takimin kundër Chelseat/ Ja arsyeja

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Broja përfundon në tribunë për takimin kundër Chelseat/ Ja arsyeja

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk