Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MPJ bullgare: Sofja nuk ka kushte të reja për Shkupin

16/07/2023
MPJ bullgare: Sofja nuk ka kushte të reja për Shkupin
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare të publikuar pas, siç thonë ata, shumë pyetjeve nga mediat lidhur me natyrën e kompromisit evropian të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve.

“Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne presim hapin e parë në këtë proces, sipas zotimeve të nënshkruara nga Shkupi në korrik 2022, hyrjen në në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për qytetarët që jetojnë në territorin e këtij vendi dhe janë pjesë e kombeve të tjera, siç është populli bullgar, sipas procedurave të brendshme”, theksojnë nga e Bullgarisë.

MPJ bullgare thekson se marrëveshjet duhet të zbatohen, pavarësisht nëse janë shumëpalëshe apo dypalëshe dhe se moszbatimi i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara cenon besimin, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe shkakton hakmarrje.

“Nga miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut, ne gjithmonë presim përmbushje të ndërgjegjshme të të gjitha obligimeve të marra dhe jo përpjekje për të interpretuar nëse procesi i integrimit evropian kërkon përmbushjen e tyre. Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE ka parametra të përcaktuar qartë. Është e papërgjegjshme dhe kundërproduktive të prishet ekuilibri i vështirë dhe delikat me interpretime të papërshtatshme dhe tendencioze që devijojnë nga kriteret e përcaktuara qartë nga Këshilli i BE-së për këtë çështje”, theksojnë nga e Bullgarisë.

Sipas ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, veçanërisht të rrezikshme janë përpjekjet për të paraqitur në mënyrë manipulative kushtet që tashmë janë dakorduar në vitin 2022.

Previous Post

​Lukaku-Inter, gjithçka u shkatërrua para finales së Championsit

Next Post

Аliu: Transformimi digjital i shoqërisë, kyç për qytetarët

Related Posts

Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Next Post
Аliu: Transformimi digjital i shoqërisë, kyç për qytetarët

Аliu: Transformimi digjital i shoqërisë, kyç për qytetarët

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk