Të gjitha njoftimet për vendosje të mjeteve shpërthyese në shkolla në Shkup dhe në Kumanovë janë të rreme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pas kontrolleve të kryera.
Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas raportimeve për bomba të dërguara me e-mail, dje të gjitha aktivitetet e pasdites në ato shkolla u ndërprenë, ndërsa nxënësit u dërguan në shtëpi.










