Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

MPB ka paraqitur kallëzim penal për 19 persona për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme

12/04/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MPB në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Koçani sot e ka zgjeruar hetimin në lidhje me zjarrin në diskotekën e Koçanit ndaj edhe 19 personave të tjerë. Të gjithë ata janë të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16.03.2025, bashkërisht, por secili nga aspekti i pozitës, kompetencave dhe përgjegjësive të tij, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve për masat e mbrojtjes dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pasurinë në përmasa të mëdha. Ndër të dyshuarit e rinj janë inspektorë të autorizuar ndërtimorë në Komunën e Koçanit, drejtorë dhe inspektor i përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të ekonomisë, sekretarë shtetërorë dhe persona të tjerë zyrtarë nga ai ministri, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ekzistojnë dyshime se veprimet dhe lëshimet e tyre joligjore në vazhdimësi kanë çuar në atë që kabareja KLUB PULS në Koçani që nga fillimi dhe për një periudhë të gjatë kohe e deri në ndodhjen e zjarrit të vazhdojë të ushtrojë veprimtari hotelierike pa përmbushur fare kushtet ligjore për këtë dhe duke shkelur të gjitha rregullat e sigurisë për jetën e personave që vizitonin objektin. Si rezultat i kësaj, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike më 16.03.2025 gjatë performancës së grupit muzikor DNK u shkaktua zjarr në të cilin humbën jetën 61 persona, mes tyre 6 fëmijë, ndërsa u lënduan edhe 197 persona, prej të cilëve 25 ishin fëmijë.

Me këtë, deri në këtë moment, prokuroria e Koçanit në lidhje me zjarrin ka ngritur hetim kundër gjithsej 45 persona fizikë dhe tre juridikë. Njëri prej tyre, pas hapjes së hetimit, ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në zjarr dhe për këtë arsye, pas sigurimit të plotë të dokumentacionit mjekësor, procedura ndaj tij do të ndërpritet.

Previous Post

Shansi i fundit për paqe bërthamore? Irani dhe SHBA rikthehen në tryezën e negociatave

Next Post

Rruga e Lubotenit po asfaltohet “holl e ngusht”! Banorët ankohen se u premtua ndryshe, Komuna do ta përmirësojë gabimin

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Rruga e Lubotenit po asfaltohet “holl e ngusht”! Banorët ankohen se u premtua ndryshe, Komuna do ta përmirësojë gabimin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk