Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mosdeklarimi i pasurisë, Antikorrupsioni gjobit reth 90 zyrtarë

26/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka gjobitur ministra, ish ministra, deputetë e ish deputetë si dhe bartës të tjerë të funksioneve publike për shkelje të dispozitave të ligjeve, përkatësisht mosdeklarim të pasurisë, deklarim të vonshëm të të dhënave si dhe ushtrim i funksionit publik në kundërshtim me ligjin.

Varësisht nga shkelja e bërë, bartësit e funksioneve publike duhet të paguajnë deri në 300 euro gjobë. Masat ligjore i referohen vitit 2024.

Talat Xhaferi, është një prej 86 personave të radhitur në listë, dhe ai gjobitet me 300 euro, për shkak se gjatë kohës që ka qenë kryeministër teknik, njëkohësisht ka qenë edhe deputet në Kuvend.

Ish zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Sistemit Politik, Artan Grubi i cili ndodhet në arrati për shkak të urdhër arrestit mbi dyshimet për korrupsion, nuk i ka dorëzuar në Anti-korrupsion të gjitha informacionet e nevojshme në afat prej 15 ditësh. Është gjobitur me 200 euro. Për të njejtën shkelje, me 200 euro gjobitet edhe ish ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

 

Edhe Ilir Demiri në cilësinë e ish ministrit dhe deputetit, gjobitet poashtu me 300 euro, për shkak se gjatë kohës që ka qenë deputet në Kuvend, njëkohësisht e ka kryer funksionin ministër i shëndetësisë. Ai poashtu gjobitet me 300 euro.

 

Për mos deklarim të pasurisë në përputhje me ligjin është gjobitur edhe Izet Mexhiti, zvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor.

 

Një pjesë të madhe të listës zënë deputetë e ish deputetë që nuk kanë dorëzuar deklaratë pasurie te Antikorrupsioni pasi e kanë marrë detyrën, apo pas përfundimit të detyrës si deputet të Kuvendit. Arbër Ademi, Elmi Aziri, Arben Ziberi, Bekim Qoku, e Artina Qazimi janë disa nga deputetët që janë gjobitur me nga 300 euro. Më tej me nga 300 euro për të njejtat vepra gjobiten edhe Goran Misovski, Bastri Bajrami, Borisllav Kërmov, Berat Ajdari, Angelika Petkova, Zoranço Jovançev, Llaze Tanevski, Jovana Mojsovska, Dushko Ivanov, Adnan Azizi, Hysni Ismaili, Marija Kostadinova, Arta Bilalli Zendeli, Ivanka Vasileva, Safije Sadiki Shaini, Remzi Memedi, Bajram Kadria, Latife Shikovska dhe Daniella Koleva.

Deri tani një praktikë e tillë e publikimit të gjobave nuk është bërë nga ana e Anti-korrupsionit. Ky organ njofton se tani e tutje, lista e të gjobiturve do të jetë publike për qytetarët. /Alsat.mk

Previous Post

Dodik dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike

Next Post

Mickoski: Të zgjidhet prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo si deri tani, mbrojtës i krimit të LSDM-së dhe BDI-së

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Mickoski: Të zgjidhet prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo si deri tani, mbrojtës i krimit të LSDM-së dhe BDI-së

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk