Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Mos u shqetësoni për mua”! Navalny bëhet i gjallë, mesazh ironik nga burgu i Arktikut

26/12/2023
“Mos u shqetësoni për mua”! Navalny bëhet i gjallë, mesazh ironik nga burgu i Arktikut
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka përdorur rrjetet sociale për t’u bërë thirrje mbështetësve që të mos shqetësohen për të.

Në një mesazh për herë të parë që nga 6 dhjetori, Navalny konfirmoi mbërritjen në një burg të Arktikut dhe tha se ishte në humor të mirë. Ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të prej disa javësh, ndërsa ai po zhvendosej nga rajoni Vladimir në lindje të Moskës, në një tjetër burg në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets; një zonë e njohur për dimrat e ashpër.

Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar nën masa të rrepta sigurie dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar.

Navalny tha në X, se ai ishte “Babagjyshi i ri”. IK-3 ose i quajtur ndryshe “Ujku Polar”, shihet si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.

“Më thanë se menduat se më humbët, madje disa prej jush ishin të shqetësuar. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj!“- shkroi ai. “Mos u shqetësoni për mua, unë jam mirë.”

Një zëdhënëse e zotit Navalny, Kira Yarmysh, tha të hënën se avokati i tij ishte lejuar ta takonte në objektin e ri. Sipas Yarmysh, largimi i zotit Navalny në vendndodhjen e re synon izolimin e tij.

“Alexei, megjithëse mbahet në burg, vazhdon të jetë kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit. Ai është personi që i reziston më shumë se çdokush tjetër dhe kështu motivon të tjerët që të rezistojnë. Prandaj nuk është befasi që e transferuan tashmë në një tjetër burg, që të mos ia ndalojë dot Putinit të bëjë fushatën elektorale dhe në vazhdim të manipulojë edhe zgjedhjet”- tha zonja Yarmysh.

Navalny u arrestua në vitin 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u kurua pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Ai i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht.

Previous Post

Punonjësi i një pike karburanti dyshohet se ka vjedhur mbi 800 litra benzinë

Next Post

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post
Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk