Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mos lëshimi në funksion i shkollës në Vizbeg, opozita shqiptare kritikon ministrin Shaqiri

26/10/2023
Mos lëshimi në funksion i shkollës në Vizbeg, opozita shqiptare kritikon ministrin Shaqiri
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkolla e re në Vizbeg të Shkupit nuk do të lëshohet në përdorim deri në
fund të vitit 2023, ndonëse ministri i BDI-së, Jeton Shaqiri, pati
premtuar se shkolla do të jetë gati për fillimin e mësimit në shtator të
këtij viti. Pastaj tha se “gjithçka do të jetë gati për 1 tetor”, kurse
tani, siç u paralajmërua, mësimi pritet të fillojë më 1 shtator të vitit
të ardhshëm, pra më 2024. Tani nga Ministria e Arsimit thonë se gjatë
kësaj periudhe duhet të përfundojnë të gjitha procedurat administrative
dhe teknike që kanë të bëjnë me vendosjen e trafostacionit për energji
elektrike, që kinse ishte shkak i mosnisjes me punë të kësaj shkolle.
Por, banorët e Vizbegut, të lënë në margjinat e interesimit të
qeveritarëve të BDI-së, megjithatë me të drejtë kanë hetuar e konstatuar
se zvarritja e nisjes me punë të kësaj shkolle është e qëllimshme dhe se
brenda natës do të jetë gati në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky
taktizim brutal i BDI-së është edhe një tregues se çfarë është në
gjendje të bëjë kjo parti për qëllime politike. Në rastin konkret, kjo
parti, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, vazhdon të luajë me fatin e qindra
fëmijëve dhe familjeve të Vizbegut në stilin “jo sot, por nesër…”.
Nga ana tjetër, ky ministër vazhdon të lejojë që fëmijët shqiptarë të
Velesit të mos e ushtrojnë të drejtën e mësimit në gjuhën shqipe, njësoj
si ata të Idrizovës, të cilëve po ashtu u mohohet mësimi në gjuhën
shqipe. Kjo dëshmon se BDI akoma shpreson se me rrena do ta mbajë
pushtetin.
A di të tregojë dikush se sa e sa herë ministri Shaqiri premtoi se
librat për nxënësit do të jenë gati? Në fakt, gënjeu shumë herë, sepse
akoma mungojnë tekstet shkollore, pavarësisht se mundohet fajin ta
zhvendosë diku tjetër. Duket qartë se edhe ky ministër është i
pafuqishëm të bëjë diçka konkrete, ndaj mbështetje për “ta shpëtuar
kokën” gjen te mashtrimi, që është bërthama e rrenës së tyre, e cila kur
sajohet prej Artan Grubit dhe ata që ai i ka në kontroll, vërtet këmbët
i ka të shkurtra. Këtë e dëshmoi qartë rasti i shkollës së Vizbegut të
Shkupit, si edhe mungesa e teksteve shkollore, por jo vetëm.
Tashmë qytetarët gjithnjë e më shumë po binden se “epoka” e BDI-së ka
filluar të perëndojë.

Previous Post

Osmani nesër për vizitë zyrtare në Finlandë

Next Post

Sulmet në Gaza, Erdogan: Mos prisni të qëndrojmë të heshtur para mizorive që po ndodhin

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Sulmet në Gaza, Erdogan: Mos prisni të qëndrojmë të heshtur para mizorive që po ndodhin

Sulmet në Gaza, Erdogan: Mos prisni të qëndrojmë të heshtur para mizorive që po ndodhin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk