Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Mos flini asnjëherë me ngrohëse ndezur, çfarë rrezikoni

29/12/2023
Mos flini asnjëherë me ngrohëse ndezur, çfarë rrezikoni
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndezja e ngrohëses, është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar.

Nëse flini me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës, do të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe sëmundje të tjera.

Fikja e ngrohësit gjatë natës, jo vetëm që do të mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe para, sepse nuk do të harxhoni energji elektrike.

“Bright Side” zbulon efektet negative që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj.

Mund të prishë cilësinë e gjumit.

Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë ulje të lehtë të temperaturës, duke sinjalizuar trupin se është koha për të fjetur. Megjithatë, kur temperatura e dhomës është e lartë, mund të pengoni procesin e termorregullimit të trupit dhe të përjetoni lodhje, siklet dhe shqetësim.

Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur të nesërmen, por gjithashtu mund të ndikojë në rikuperimin trupor, konsolidimin e kujtesës, të mësuarit dhe procese të tjera. Kjo është arsyeja pse shtimi i një batanije më shumë në vend të ndezjes së ngrohësit mund të jetë një zgjidhje më e mirë, pasi mund ta hiqni lehtësisht një shtresë kur filloni të keni vapë.

Mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe probleme me zemrën.

Ngrohësit krijojnë shumë nxehtësi, e cila rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani atë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Nëse e mbani ngrohësin ndezur në dhomë gjatë natës për një periudhë të gjatë kohore, mund të përjetoni dhimbje gjoksi dhe probleme të tjera të zemrës. Në këtë rast, personat që kanë sëmundje të zemrës dhe pacientët me astmë duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi janë veçanërisht të rrezikuar.

Mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor.

Ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të jetë një faktor i rëndësishëm për infertilitetin mashkullor. Megjithatë, e mira është se efektet negative që mund të shkaktojë nxehtësia janë të rikuperueshme. Pra, kjo do të thotë se nuk është kurrë vonë për të fikur ngrohësin dhe për të fjetur në një dhomë më të ftohtë.

Mund të thajë lëkurën tuaj.

Fjetja me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë tharjen e lëkurës për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund të bëjë që lëkura të acarohet, të djersijë dhe të kruhet.

Mund ta bëjë ajrin në dhomë të dëmshëm.

Nëse dhoma juaj nuk është e ajrosur siç duhet, i nxehti mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Kjo mund të provokojë pasoja shëndetësore në afat të gjatë dhe mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes si astma, mund të shkaktojë alergji dhe disa sëmundje të tjera serioze.

Mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar.

Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse zakonisht sëmuremi dhe gripi na zë më shpesh gjatë dimrit, kur ajri në dhomat tona është shumë më i thatë.

Nuk është i sigurt as për shëndetin e foshnjave

Foshnjat janë më të ndjeshme ndaj dhomave të nxehta, pasi lëkura e tyre thahet shumë më shpejt. Gjithashtu, mukoza në hundë, e cila është përgjegjëse për kapjen e baktereve, thahet lehtësisht në një dhomë me ajër të nxehtë.

Kur mukoza thahet, sistemi ynë imunitar dobësohet dhe është më i prirur ndaj infeksioneve. Ndërsa sistemi ynë imunitar është mjaftueshëm i fortë për ta përballuar këtë, nuk ndodh njëlloj me foshnjat dhe ato bëhen edhe më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

Previous Post

Sportelet për lëshimin e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe nesër

Next Post

Një tjetër rast si Liridona në Kosovë? Flet eksperti: 34-vjeçarja ra nga hoteli apo e hodhën?

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Një tjetër rast si Liridona në Kosovë? Flet eksperti: 34-vjeçarja ra nga hoteli apo e hodhën?

Një tjetër rast si Liridona në Kosovë? Flet eksperti: 34-vjeçarja ra nga hoteli apo e hodhën?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk