Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mjekësia Ligjore: Shkaktar i vdekjes së numrit më të madh të të rinjëve ka qenë ngulfatja me gaz monoksid karboni

21/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Mjekësisë ligjore sot doli me raport në lidhje me autopsinë e 59 viktimave të tragjedisë në diskotekën e Koçanit. Drejtori Aleksandar Stankov, tha se arsyeja e vdekjes së viktimave është ngufatja me gaz monoksid karboni, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.

“Te të gjithë 59 viktimave, arsyeja e vdekjes është e dhunshme dhe është shkaktuar për shkak të ngufatjes së dhunshme dhe lidhet direkt me zjarrin në diskotekën “Puls”. Te një pjesë e tyre janë gjetur të djegura, të shkallës së parë dhe të dytë, te tre ka pasur të djegura të shkallës së katërt. Megjithatë, arsyeja është ngufatja…Në atë hapësirë, në atë tym, të veprojë monoksidi i karbonit shumë mund të shkaktohet vdekje. Viktimat i pamundëson që të ikin. Domethënë ekziston kokëdhimbje, vjellje, marramendje, pavetëdije, dezorientim, paralizë të muskujve për pamundësi të lëvizjes dhe zakonisht kur ka raste të këtilla”, deklalroi Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistike.

Stankov, tha se gjatë autopsisë, te tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.

“Lëndime, të thyera të brinjëve dhe ajo që quhet ngufatje për shkak të shtypjes, që ndodh gjatë stampedos, gjegjësisht asfiksimit kompresiv ka te katër persona. Dhe në detaje nuk do të hyja, megjithatë ekzistojnë fraktura të brinjëve, shenja të shtypjes që kanë sjellë deri te ngufatja”, tha Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë.

Paralelisht me kryerjen e autopsive, Instituti ka kryer edhe identifikimin e viktimave edhe atë, krahas metodave të njohjes dhe dokumenteve, me test ADN dhe verifikim daktilografik apo gjurmëve të gishtërinjve.

“Që të kemi material për krahasim me ADN është formuar ekip i cili ka shkuar në Koçan edhe atë dy herë, atje është organizuar dhe është marrë mostra nga familjarë të afërm të viktimave për ADN derisa disa njerëz që kanë jetuar në Shkup apo që janë drejtuar për në Shkup erdhën direkt në Institut që të japin mostra për testim të ADN-së”, u shpreh Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë.

Gjatë periudhës në vazhdim, Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave. /Alsat.mk

Previous Post

E papritur, këta dy persona të showbizit pjesë e Ferma VIP

Next Post

“O Rame sa frikacak je”, Basha fut në “lojë” dhe Berishën: Ke fut dhe Doktorin 81-vjeç të më sulmojë

Related Posts

Maqedoni

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Maqedoni

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

01/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi shpall kandidaturën për kryetar të Sarajit: Do të jem zëri i Sarajit dhe i gjithë Dërvenit

01/08/2025
Maqedoni

Gashi, mirëpret bashkatdhetarët nga mërgata: Nuk ishim në një takim formal, por në një përqafim kombëtar

01/08/2025
Next Post

“O Rame sa frikacak je”, Basha fut në “lojë” dhe Berishën: Ke fut dhe Doktorin 81-vjeç të më sulmojë

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk