Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Miteva: Shifrat pasqyrojnë performancat ekonomike stabile – BPV për 2024 është 2.8% dhe IDH arritën mbi 1 miliard euro

06/03/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga dita e parë, Qeveria jonë është e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme, stabile dhe prosperuese, një ekonomi që jep rezultate reale për qytetarët dhe bizneset tona. Pas vitesh stagnimi, pasigurie dhe mundësi të humbura, kemi vendosur një kurs të ri, kurs të rritjes, investime dhe ekspansion ekonomik. Prandaj, me kënaqësi prezantojmë prova konkrete dhe përsërisim arritjet e shkëlqyera ekonomike që theksojnë trajektoren e fuqishme dhe të qëndrueshme të rritjes së Maqedonisë.

Bruto prodhimi vendor (BPV) i Maqedonisë shënoi rritje prej 3.2% në tremujorin e fundit të vitit 2024, duke e çuar rritjen totale të BPV-së për gjithë vitin në 2.8%. Këto shifra pasqyrojnë performancat ekonomike stabile, të nxitura nga politikat strategjike, kushtet e përmirësuara të biznesit dhe investimet e vazhdueshme në sektorët kyçe.

Do të doja të theksoj faktorët kryesorë për shkak të të cilëve kemi rritje të BPV-së. Kemi rritje në sektorin e ndërtimtarisë, rritje të konsiderueshme prej 13.2% në këtë sektor, që konfirmon investimet e rritura dhe aktivitetin në projektet infrastrukturore. Më shumë investime publike dhe private po kontribuojnë në rritjen e aktivitetit në sektorin e ndërtimtarisë, i cili është bërë industria udhëheqëse për rritjen e BPV-së.

Kemi gjithashtu rritje në fushën e aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, ky sektor ka dalë si një nga shtytësit kyç të ekonomisë, në kontekstin e fokusimit të rritur në inovacione, avancim teknologjik dhe digjitalizim, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë maqedonase, ku është arritur një rritje prej 10.6%.

Po ashtu, një lajm po aq i rëndësishëm është se viti 2024 ka shënuar një pikë kthese historike në investimet e drejtpërdrejta të huaja, që arritën në 1 miliard e 255 milionë euro, shuma më e lartë në historinë e Maqedonisë. Ky fluks i jashtëzakonshëm i investimeve është një dëshmi e qartë e besimit që investitorët ndërkombëtarë kanë në ekonominë tonë dhe potencialin e saj të ardhshëm.

Duhet të theksojmë se si Qeveri jemi të gatshëm të shohim rezultatet që do të reflektohen nga tremujori i parë deri në atë të fundit të vitit 2025 dhe që do të jenë rezultat i politikave të kësaj Qeverie. Këto rezultate konfirmojnë se Maqedonia është në rrugën e duhur. Mbetemi të përkushtuar në nxitjen e një mjedisi ekonomik dinamik, mbështetje për bizneset dhe krijimin e mundësive të reja për rritje dhe prosperitet.

 

Previous Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Next Post

Shqipëria merr vendimin për “Tik Tok”: Mbyllet për kaq muaj

Related Posts

Maqedoni

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

13/10/2025
Maqedoni

Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

13/10/2025
Maqedoni

Izeti e sfidon Bujarin për debat: Mos u frikëso. Guxo!

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Përmes fondeve evropiane sigurojmë buxhet historik për rikonstruksionin e fasadave në Çair

13/10/2025
Maqedoni

MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

13/10/2025
Next Post

Shqipëria merr vendimin për “Tik Tok”: Mbyllet për kaq muaj

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk